☀️
Tiranë 7°C · Kthjellët 06 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 110.43 ▼1%
ARI 4,691 ▲0.24%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $69,303 ▲ +3.2% ETH $2,137 ▲ +3.76% XRP $1.3433 ▲ +2.04% SOL $82.5900 ▲ +2.47%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.43 ▼1 % ARI 4,691 ▲0.24 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 110.43 ▼1 % ARI 4,691 ▲0.24 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
06 Apr 2026
Breaking
Te ndryshme

Çfarë ndodhi me personin e vetëm që u kurua nga HIV?

hivDeri më sot, vetëm një person mendohet se është kuruar nga HIV-i, dhe ai është “pacienti berlinez” Timothi Rej Braun (Timothy Ray Brown). Por askush nuk e ka vërtet idenë se cili aspekt i mjekimit të Braun e kuroi atë.

Tani, një studim i ri te majmunët ofron më shumë prova drejt idesë se një mutacion i rrallë gjenetik te personi që dhuroi palcën e kockës te Braun, mund të ketë pasur rol kyç në shërimin e tij.

HIV-i i Braun u zhduk në vitin 2007, pasi ai mori mjekim në Gjermani për leucemi, kancer i qelizave të bardha të gjakut. Në trajtimin e leucemisë, Braun iu nënshtrua rrezatimit për të vrarë qelizat e kancerit dhe qelizat burimore që po i prodhonin ato, dhe më pas ndërmori një transplant në palcën e kockave nga një dhurues i shëndetshëm për të prodhuar qeliza të reja gjaku.

Pas mjekimit, jo vetëm që leucemia e Braunit u zhduk, por nivelet e tij të HIV-it ranë në nivele të papërfillshme dhe ato mbetën në atë formë që atëherë, edhe pse ai nuk i piu më ilaçet tipike që mbajnë nivelet e HIV-it të ulëta te pacientët.

Tri mundësitë

Arsyeja përse virusi mbetet i padiktueshëm te Braun, mund të jetë për shkak të transplantit të palcës së kockave nga dhuruesi, i cili kishte një mutacion të rrallë gjenetik që riprodhon qelizat CD4-T të një personi, qeliza të sistemit imunitar që mbeten shënjestra kryesore e infeksionit HIV.

Duke pasur këtë mutacion, të njohur si delta 32, personi ka qeliza të sistemit imunitar që kanë një formë alternative të një receptori të quajtur CCR5, i cili parandalon virusin të depërtojë në qeliza.

Por ka shumë gjasa që rrezatimi të ketë vrarë pothuajse të gjitha qelizat e Braunit që përmbanin HIV në fillim të trajtimit të tij dhe kështu mutacioni gjenetik i dhuruesit, mbetet një mundësi shumë e vogël.

Megjithatë, një tjetër mundësi është që qelizat e reja imune (që janë prodhuar nga palca e transplantuar) të kenë sulmuar qelizat e vjetra të Braunit dhe të kenë bërë atë që njihet si “sulm ndaj sëmundjes ekzistuese”.

Kjo mund të ketë vrarë çdo rezervë të HIV-it te Brauni, që ka arritur t’i mbijetojë mjekimit me rreze.

Cila është e sakta?

Në një mikrostudim të dr. Guido Silvestri, një patolog në Universitetin Emory në Atlanta, kolegët e tij u dhanë të njëjtin trajtim që Braun mori, edhe tre majmunëve, për të zbuluar se cili hap i trajtimit të kancerit ishte përgjegjës për zhdukjen e HIV-it tek ai.

Majmunët në studim u infektuan me virusin SHIV, i cili është një virus i lidhur me HIV që shkakton një sëmundje të ngjashme me AIDS-in te kafshët. Majmunët morën ilaçe antiretrovirale për disa kohë, për të imituar situatën te pacientët me HIV. Më pas, kafshët iu nënshtruan rrezeve dhe një transplanti në qelizat e tyre të palcës së kockës, që u mblodhën përpara se të infektoheshin me SHIV.

Kërkuesit zbuluan se rrezet asgjësuan shumicën e qelizave të gjakut dhe ato të sistemit imun te kafshët, përfshirë rreth 99 për qind të qelizave të tyre CD4-T.

Ky zbulim la hapur mundësinë, në këtë pikë të eksperimentit, që rrezet të kishin qenë një hap kyç në kurimin e Braunit, duke vrarë pothuajse të gjithë rezervuarët e HIV-it.

Shkencëtarët gjithashtu gjetën se transplanti bëri të mundur prodhimin e qelizave të gjakut që nuk ishin prekur nga HIV dhe qeliza imunitare brenda pak javëve, duke treguar se eksperimenti i transplantit të palcës së kockës te majmunët, ishte i suksesshëm.

Nëse majmunët do të shëroheshin nga HIV-i, kërkuesit do ta përjashtonin mundësinë e sulmit ndaj sëmundjes ekzistuese, sepse çdo majmun mori qelizat e veta në transplant.

Por, pas trajtimit, kur kërkuesit nuk u dhanë më antiretroviral majmunëve, nivelet e virusit u ringritën te dy nga tre kafshët.

Majmuni i tretë, i cili u ekzaminua përpara se të ngordhte nga problemi me veshkën, kishte një lloj niveli të HIV-it në inde, ndaj kjo sugjeroi që asnjë prej majmunëve të mos kurohej.

Studimi mbështet idenë se pavarësisht se rrezatimi mund t’i ulë nivelet e HIV-it, nuk është i mjaftueshëm për të eliminuar të gjithë mbetjet e virusit, thanë shkencëtarët.

Si përfundim, rezultatet tregojnë se në rastin e pacientit të Berlinit, rol kryesor kanë luajtur ose mutacioni gjenetik i dhuruesit, ose sulmi i qelizave ndaj sëmundjes.

Kura e pacientit të Berlinit u provua edhe te dy pacientë të tjerë me HIV, të cilët gjithashtu kishin limfomë, kancerin e nyjave limfomatike. Megjithatë, dhuruesit e palcës së kockës nuk kishin mutacion të rrallë gjenetik të CCR5. Pacientët fillimisht duket se nuk kishin HIV, por virusi u rikthye pas disa muajsh dhe pacientët rifilluan trajtimin me antiretroviralë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.