🌤️
Tiranë 9°C · Kryesisht kthjellët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $75,776 ▲ +0.07% ETH $2,234 ▲ +0.18% XRP $1.1628 ▼ -1.68% SOL $89.6600 ▼ -0.46%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Sporti

Chelsea gjen kurën e shërimit, “blutë” mundin Leeds dhe shkojnë në finalen e FA Cup

Në Wembley Stadium, Chelsea gjen reagimin në momentin më të vështirë të sezonit, duke mposhtur minimalisht 1-0 Leeds United dhe duke siguruar një vend në finalen e FA Cup. Heroi i sfidës ishte Enzo Fernandez, i cili në minutën e 23-të përfitoi nga një krosim i saktë i Pedro Neto dhe me kokë dërgoi topin […]

Në Wembley Stadium, Chelsea gjen reagimin në momentin më të vështirë të sezonit, duke mposhtur minimalisht 1-0 Leeds United dhe duke siguruar një vend në finalen e FA Cup.

Heroi i sfidës ishte Enzo Fernandez, i cili në minutën e 23-të përfitoi nga një krosim i saktë i Pedro Neto dhe me kokë dërgoi topin në rrjetë, duke vendosur fatin e gjysmëfinales.

Londinezët, të tronditur nga rezultatet negative dhe ndryshimet në stol me largimin e teknikut Rosenior, u shfaqën më të vendosur që në fillim, duke dominuar pjesën e parë. Në të dytën, reagimi i Leeds, i drejtuar nga Daniel Farke, solli më shumë ritëm dhe presion, por jo konkretizim.

Vendimtar në këtë sukses ishte edhe portieri Robert Sanchez, i cili me disa pritje të rëndësishme mbajti të paprekur portën, duke neutralizuar përpjekjet e Brenden Aaronson dhe Anton Stach.

Pas një periudhe të trazuar, që kulmoi me shkarkimin e trajnerit Liam Rosenior nga pronarët e BlueCo, Chelsea rikthen besimin dhe synon trofeun e nëntë në këtë kompeticion.

Në finalen e madhe, përballë do të jetë Manchester City, që siguroi kualifikimin pas fitores 2-1 ndaj Southampton FC. Një duel i madh pritet më 16 maj, ku do të vendoset fituesi i këtij edicioni të kupës më të vjetër në botë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.