🌦️
Tiranë 19°C · Rrebesh i lehtë 09 Tetor 2026
S&P 500 7,765 ▼0.47%
DOW 51,232 ▲0.1%
NASDAQ 27,193 ▼1.25%
NAFTA 90.86 ▼0.69%
ARI 4,204 ▲1.12%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
₿ CRYPTO
BTC $82,095 ▼ -1.07% ETH $2,487 ▼ -3.32% XRP $1.3942 ▼ -2.02% SOL $110.0400 ▼ -5.2%
S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.86 ▼0.69 % ARI 4,204 ▲1.12 % S&P 500 7,765 ▼0.47 % DOW 51,232 ▲0.1 % NASDAQ 27,193 ▼1.25 % NAFTA 90.86 ▼0.69 % ARI 4,204 ▲1.12 %
EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951 EUR/USD 1.1208 EUR/GBP 0.8476 EUR/CHF 0.9328 EUR/ALL 91.7138 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3722 EUR/TRY 55.2355 EUR/JPY 176.99 EUR/CAD 1.5951
09 Tet 2026
Breaking
Seria A

Chiellini: Humbja ndaj Fiorentinës, padyshim sinjal shumë negativ

Giorgio Chiellini, aktualisht drejtor futbolli dhe strategjie te Juventusi, ndërhyri përmes lidhjes online në prezantimin e Memorialit të 24-t “Niccolò Galli”, që po zhvillohet në Firence. “Më vjen keq që nuk jam aty me ju. Shoh shumë miq në sallë dhe shpresoj të vij vitin tjetër personalisht”, – tha ai.

Duke folur për lidhjen me Fondacionin Galli, Chiellini kujtoi: “Pata fatin ta njihja Niccolò Galli, ishte vetëm një vit më i madh se unë. Fatkeqësisht nuk luajtëm kurrë bashkë, por e kam ndjekur nga afër atë rrugëtim. E falënderoj shumë për çmimin e karrierës, shpresoj të lë pas vlerat që kam përfaqësuar”.

Më pas u ndal tek eksperienca me Fiorentina: “Personalisht kam qenë shumë mirë, edhe pse ishte një sezon i vështirë në aspektin sportiv. Për fat arritëm të shpëtonim. Ishte hera e parë që largohesha nga shtëpia dhe kam ende shumë miq aty”. Për klubin vjollcë shtoi: “Kam pasur fatin të punoj me Fabio Paratici. Besoj se klubi është në duar të sigurta për të tashmen dhe të ardhmen”.

Ndërsa për momentin e Juventusit deklaroi: “Humbja ndaj Fiorentinës ishte padyshim një ditë negative. Po jetojmë ditë pas dite dhe tani presim ta mbyllim këtë kampionat”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.