Përfundojnë diskutimet për hartën territoriale, pritet votimi i Kuvendit për reformën
Në orën 23: 35 kanë përfunduar diskutimet në Kuvend për hartën e re territoriale, ndërsa pritet votimi i saj.
Me propozim të Grupit Parlamentar të PS-së, është kërkuar ndryshimi i rendit të ditës, duke hequr katër interpelanca dhe dy projektligje të parashikuara për këtë seancë.
Ndërkohë kryeministri Edi Rama ka mbërritur në Parlament rreth orës 23:00, për të marrë pjesë në votimin e reformës administrativo-territoriale.
Votimi zhvillohet pas një seance të gjatë parlamentare, të shoqëruar me debate mes mazhorancës dhe opozitës për hartën e re territoriale.
Gjatë ditës, reforma ka qenë në qendër të diskutimeve në Kuvend, ndërsa jashtë godinës janë zhvilluar edhe protesta kundër saj.
Rama kishte marrë pjesë më herët edhe në mbledhjen e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, përpara nisjes së seancës plenare.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.