Erion Braçe votoi pro reformës: Do flas nesër!
Deputeti socialist Erion Braçe ishte një nga zërat më kritikë brenda PS-së ndaj reformës territoriale, por në seancën plenare votoi pro saj. Pas votimit, Braçe deklaroi se vijon të jetë kundër hartës së re, pavarësisht votës së tij në Kuvend. I pyetur nga gazetarët për arsyen e këtij qëndrimi, ai tha se do ta shpjegojë vendimin një ditë më vonë.
Gazetari: Ç’u bë, zoti Braçe, reformën territoriale…
Erion Braçe: Jam kundër, po prapë reformën…
Gazetari: Pse votuat, pro, zoti Braçe?
Erion Braçe: E shpjegoj nesër.
Gazetari: E konsideruat këtë ditën më të vështirë? Pse vendoset në momentin e fundit të votoni pro?
Erion Braçe: …qytetarët…
Gazetari: Pse vendosët që në momentin e fundit të votoni pro, ju…?
Erion Braçe: Jam kundër, edhe një herë. Jam kundër kësaj harte…
Gazetari: Por nuk zgjodhet qytetari, zgjodhët partinë.
Erion Braçe: Jo, kam zgjedhur eksaktësisht qytetarin.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.