☀️
Tiranë 29°C · Kthjellët 20 August 2026
S&P 500 7,708 ▲0.21%
DOW 53,463 ▲0.22%
NASDAQ 26,331 ▲0.16%
NAFTA 84.83 ▲0.52%
ARI 4,550 ▲0.11%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
₿ CRYPTO
BTC $69,836 ▲ +8.56% ETH $2,261 ▲ +17.95% XRP $1.1108 ▲ +10.69% SOL $85.8300 ▲ +11.4%
S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.83 ▲0.52 % ARI 4,550 ▲0.11 % S&P 500 7,708 ▲0.21 % DOW 53,463 ▲0.22 % NASDAQ 26,331 ▲0.16 % NAFTA 84.83 ▲0.52 % ARI 4,550 ▲0.11 %
EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113 EUR/USD 1.1651 EUR/GBP 0.8574 EUR/CHF 0.9345 EUR/ALL 92.6575 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3709 EUR/TRY 55.9524 EUR/JPY 184.74 EUR/CAD 1.6113
20 Aug 2026
Breaking
Seria A

Chivu: Dopieta sezonale nuk ishte e garantuar. Roma dhe Como, ndeshjet vendimtare

Interi ngriti trofeun e Serie A në “San Siro”, duke festuar dopietën “kampionat-Kupa e Italisë”. Në prononcimin për DAZN, Cristian Chivu u shfaq i buzëqeshur pas suksesit të madh: “Bëj punën time dhe përpiqem të jap gjithmonë entuziazëm, motivim dhe ambicie. Kur punon me djem fantastikë, gjithçka bëhet më natyrale dhe më e thjeshtë. Këto dy trofe janë pasojë e një grupi burrash që morën përgjegjësi dhe punuan fort për t’ia arritur”.

Ndryshe nga finalja e Kupës në “Olimpico”, këtë herë Chivu ngriti trofeun bashkë me Lautaron: “Më morën dhe më shtynë atje brenda, nuk doja. Është një moment i dedikuar për lojtarët. Unë maksimumi do bëj një foto me stafin tim dhe më mjafton”.

Trajneri kujtoi edhe momentet kyçe të sezonit: “Fitorja në Lecce ishte hap i madh për +10 pikë. Pastaj erdhën vështirësitë; humbja e derbit, barazimet me Atalantën dhe Fiorentinën. Roma dhe Como ndoshta ishin dy ndeshjet vendimtare”.

Për dedikimin shtoi: “Këtë sukses ia dedikoj botës zikaltër dhe familjes sime. Nuk ishte e lehtë pas asaj që ndodhi vitin e kaluar. Objektivi kryesor ishte të ribashkonim ambientin dhe ia dolëm në mënyrë të shkëlqyer”. Ndërsa për mungesën e komplimenteve personale: “Nuk kam nevojë për to. E di kush jam dhe çfarë sjell. Mua më interesojnë klubi dhe grupi”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.