🌦️
Tiranë 15°C · Rrebesh i lehtë 16 May 2026
S&P 500 7,409 ▼1.24%
DOW 49,526 ▼1.07%
NASDAQ 26,225 ▼1.54%
NAFTA 101.16 ▲4.37%
ARI 4,544 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
₿ CRYPTO
BTC $79,090 ▼ -2.35% ETH $2,228 ▼ -1.91% XRP $1.4341 ▼ -3.51% SOL $89.0700 ▼ -3.17%
S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 % S&P 500 7,409 ▼1.24 % DOW 49,526 ▼1.07 % NASDAQ 26,225 ▼1.54 % NAFTA 101.16 ▲4.37 % ARI 4,544 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984 EUR/USD 1.1630 EUR/GBP 0.8716 EUR/CHF 0.9147 EUR/ALL 95.5427 EUR/MKD 61.6923 EUR/RSD 117.4080 EUR/TRY 52.9875 EUR/JPY 184.54 EUR/CAD 1.5984
16 May 2026
Breaking
Bota

Cila është përbërja e bazës mbështetëse të presidentit Trump?

Një pushim i shkurtër i fushatës Trump në rrethinat e Orlandos në Florida, me një tortë, për të festuar ditëlindjen e 73-të të zotit Trump.

Vullnetarët përqëndrohen në informimin e zgjedhësve, duke synuar votat e tyre për një mandat të dytë të presidentit Trump. Drejtuesja e Partisë Republikane në qarkun Seminole, Linda Trocine kryeson ekipin.

Ajo mbështet politikat ekonomike dhe të emigracionit të presidentit, por thotë se pasioni i saj shtrihet përtej vlerave konservatore.

“Ai është presidenti më pro-amerikan që kemi patur që nga Ronald Reagani”.

Dashuria për vendin është një temë e përsëritur mes përkrahësve të Trump-it.

“Keni parë ndonjëherë një president të ecë në podium dhe të përqafojë flamurin? Është një ndjenjë që babai im ma ka ngulitur si fëmijë, në një moshë shumë të re. Katër korrikun, vendosjen e banderolave, të flamurit”, thotë Hillary Courson, vullnetare e fushatës.

“Ne japim më shumë se çdo vend tjetër, për varfërinë në mbarë botën. Dhe s’më pëlqen kur dëgjoj mendimet se Amerika duhet të ndryshojë”, thotë Ty Patton, një tjetër vullnetar.

Vëzhguesit thonë se Trump-i është mjeshtër i shfrytëzimit të ndjenjave nacionaliste për të motivuar bazën e tij.

“Pjesë e mesazhit është, ka një mënyrë për t’u dukur amerikanë, ka një mënyrë për të menduar si një amerikan. Është një nocion shumë i ngurtë i nacionalizmit, që është pak e çuditshme në një vend që ka parë kaq shumë diversitet dhe ndryshime demografike si ne”, thotë Vanessa Beasley me Universitetin Vanderbilt.

“Nëse kemi tre apo katër vende bosh, lajmet e rreme do të shkruajnë: “Arena nuk kishte shumë njerëz”.

Mbështetësit e Trump-it ndajnë pakënaqësinë e tij për mediat dhe përshëndesin postimet e tij të debatueshme në Twitter.

“Ai është mjeshtër për të përcjellë mesazhin e tij dhe për t’i kujtuar njerëzit përse është aty. Është aty për ne”, thotë Linda Trocine.

“Ka një lloj linje mendimi tani se baza e tij persekutohet në një mënyrë që vetëm ai e kupton. // Implikimi i kësaj linje mendimi është se ai është i vetmi person që mund të mbrojë interesat e tyre. Dhe askush nuk duhet të flasë për çfarë janë këto interesa? Pasi ai e kupton kaq thellësisht atë për të cilën po lufton, në emër të tyre”, thotë Vanessa Beasley me Universitetin Vanderbilt.

Trump humbi votën popullore, por fitoi sipas rregullave të sistemit të kolegjit zgjedhor. Vlerësimi i miratimit për punën e tij është në mesin e 40 përqindshit- diçka që baza e tij refuzon ta besojë, përfshirë Maureen Bailey, e cila u rreshtua dyzet orë përpara tubimit të Trump-it.

“A mendoni se njerëzit do të ishin këtu që në 2:30 të mëngjesit, nëse këto sondazhe ishin të sakta?”

Ndërsa Trump-i vazhdon të ketë 89 përqind të mbështetjes të republikanëve, një mandat i dytë mund të varet nga demokratët.

“Ka dy mënyra se si demokratët mund të rizgjedhin Donald Trump-in. E para është të emërojnë një kandidat të ekstremit të majtë ose një person shumë të papëlqyeshëm që nuk mund të bashkojë shumicën anti-Trump të vendit. Mënyra tjetër është që të fillojnë procedurën për shkarkimin e tij dhe ta kthejnë Donald Trump-in në një viktimë”, Whit Ayres me organizatën North Star Research.

Duke e bërë krejtësisht të besueshme se Trump-i mund të fitojë në vitin 2020, veçanërisht nëse ekonomia mbetet e fortë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.