Cilët libra lexon Obama dhe çfarë tregojnë ata për të?
Shtatëmbëdhjetë libra kanë blerë Presidenti Obama dhe të bijat e tij, Sasha dhe Malia, në çelje të sezonit të Krishtlindjeve, në mënyrë demonstrative në tregun publik të librave ose më konkretisht në seksionin e politikës dhe të prozës në “Conneticut Avenue”.
Por me çfarë i ka dhënë shenjat e para Presidenti amerikan: ai nuk ka blerë online dhe madje as në rrjetin Amazon, por në një sortiment të themeluar në vitin 1984 me një kafene të bashkangjitur: tregu modern i librit në vendndodhjen e tij më të mirë. Por edhe ajo çka Barak Obama kishte blerë atje, është politike. Ja një përpjekje për ta sqaruar:
- “Being Mortal: Medicine and What Matters in the End”
“Të jesh i vdekshëm: mjekësia dhe ajo çfarë vlen në fund” nga Atul Gawande. Më pak sesa një dëshmi për zgjedhjet e kaluara, fundi i afërt i mandatit të dytë të Obamës dhe dy vitet e mbetura në pushtet si një “peshk pa ujë”, paraqiten si një blerje kompetente: Obama dëshmon një superioritet në çështjet e eutanazisë. Autori është një kirurg në Boston, që është prezent me leksionet e tij të rregullta në “New Yorker” dhe që nuk shkon në një linjë paralele me fondamentalistët e krishterë ose me republikanët striktë. Përfundimi: leksionet e një demokrati të kulluar.
- “Age of Ambition: Chasing Fortune, Truth and Faith in The New China”
“Mosha e ambicieve: kërkimi për fatin, të vërtetën dhe besimin në Kinën e re” nga Evan Osnos. Edhe një tjetër blerje kompetente: me ç’duket, çdo president i ri amerikan do të kalojë një herë nëpër “mbretërinë e qendrës”. Autori Evan Osnos, qysh prej vitesh korrespondent i Kinës për “New Yorker”, kërkon mbi shanset dhe fatin e individualizmit në Kinë. Nëse dikush e di se si kinezët bëhen pakëz amerikanë, atëherë ndoshta ai është vetë rasti konkret. Përfundimi: ndihma në “Soft Power”.
3. “Heart of Darkness”
Surpriza në listën e blerjeve presidenciale, pasi “Zemra e errësirës” është roman antikolonialist. E pamundur dhe në fakt e përjashtuar që Presidenti i parë me ngjyrë i SHBA-së, të mos e njohë atë po aq mirë sa ekranizimi i Francis Ford Coppolas, “Apocalypse Now!”, të cilin na e zbulon historia e trishtë e Conrad-it në luftën e Vietnamit. Pra, duhet të bëhet fjalë për një blerje demonstrative. Përballë thirrjes së njohur të kolonelit Kurtz që po vdes në roman (“The Horror! The Horror!”) aty bëhet fjalë ndoshta për një dëshmi rreth barbarisë së IS–it, rastet flagrante e famëkeqe të vitit 2014.
- “Nora Webster” nga Colm Tóibín
“Nora Webster” nga Colm Tóibín. Në fakt, më shumë sesa një paraardhës me rrënjë irlandeze i Obamës, Colm Tóibín është me siguri një ndër autorët e shkëlqyer të “ishullit të gjelbër”, i cili për një kohë të gjatë paraqiste kontingjentet e mëdhenj të emigrantëve. Për Obamën, përkundrazi, ai është më shumë një blerje racionale: nuk mund të mungojë plotësisht në listën e tij të blerjeve “Good Old Europe”, për të cilën ai nuk interesohet tërësisht. Por ka gjasa që të marrë famën e zgjedhjes së një esteti, pasi Tóibín shkruan me shumë klas. Siç tha dikur Jeffrey Eugenides mbi presidentin e tij? “Kur ai ishte i ri, Obama donte të shkruante letërsi. Por për të shkruar romanë, pra ai bëhet më mirë një lider i botës së re”
- “The Laughing Monsters”
“Monstrat që qeshin” nga Denis Johnson. Përfundimisht, një zgjedhje prej esteti. Johnson është aktualisht një ndër tregimtarët më të mëdhenj amerikanë. Që romani i tij më i ri, i dalë nga shtypi pak javë më parë, i zhvillon ngjarjet në Sierra Leone, sigurisht se duhet të ketë luajtur edhe një rol këtu. Obama duhet ta lexonte atë para ose direkt pas “Zemrës së errësirës” së Conrad-it dhe të vijonte të qahej për fatkeqësinë e Afrikës.
- “The Narrow Road to the Deep North”
“Rruga e ngushtë për në Veriun e thellë” nga Richard Flanagan. Ka mundësi që të jetë një blerje statusi: Flanagan për këtë roman është kurorëzuar edhe me çmimin “Booker-Preis” këtë vjeshtë, në të cilin për herë të parë u lejuan të konkurronin edhe autorë amerikanë. Flanagan, sidoqoftë, është një australian dhe rrëfen për Luftën e Dytë në Paqësor.
7. “All the Light We Cannot See”
“E gjithë drita që ne nuk mund ta shohim” nga Anthony Doerr. Letërsia e re amerikane dhe ndoshta më e kërkuara për Obamën. Doerr është një burrë me profil të ulët, e romani i tij luhet në Parisin e Luftës së Dytë Botërore dhe për pak sa nuk fitoi edhe “National Book Award”, që është me shumë gjasa edhe çmimi më dinjitoz për letërsinë në SHBA. Pyetja që ngrihet vetvetiu në këtë rast, është se përse Obama i la të rrinin mënjanë rrëfimet e burrit që fitoi në fakt atë çmim realisht. Përgjigjja për këtë fatkeqësisht është relativisht e thjeshtë. Ndryshe nga Anthony Doerr, Phil Klay rrëfen për një luftë, e cila nuk ka përfunduar akoma, megjithëse Obama donte ta përfundonte atë: Phil Klay është një veteran i luftës në Irak. Në gjuhë të tjera, romani i tij njihet edhe me titullin “Ne qëlluam edhe mbi qentë”.