☀️
Tiranë 9°C · Kthjellët 27 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.68%
DOW 52,428 ▲0.13%
NASDAQ 26,499 ▲1.26%
NAFTA 99.81 ▼1.92%
ARI 4,077 ▲0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
₿ CRYPTO
BTC $80,729 ▲ +0.91% ETH $2,347 ▲ +1.31% XRP $1.3227 ▲ +2.24% SOL $101.1100 ▲ +0.65%
S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 % S&P 500 7,729 ▲0.68 % DOW 52,428 ▲0.13 % NASDAQ 26,499 ▲1.26 % NAFTA 99.81 ▼1.92 % ARI 4,077 ▲0.94 %
EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672 EUR/USD 1.1187 EUR/GBP 0.8379 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.8576 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5539 EUR/TRY 55.6656 EUR/JPY 176.09 EUR/CAD 1.5672
27 Tet 2026
Breaking
roze

Pse aktorët e “Friends” refuzuan të bëhen pjesë e dokumentarit të ri për Matthew Perry-n?

Pse aktorët e “Friends” refuzuan të bëhen pjesë

Dokumentari i ri me tri episode, The One About Matthew Perry, ka nisur transmetimin në Netflix më 27 tetor 2026, pak para përvjetorit të tretë të vdekjes së aktorit të njohur për rolin e Chandler Bing në serialin kult “Friends”.

Jennifer Aniston, Courteney Cox, Lisa Kudrow, Matt LeBlanc dhe David Schwimmer nuk janë pjesë e intervistave të dokumentarit, ndonëse ekipi i produksionit i kishte kontaktuar për të marrë pjesë.

“Ne i kontaktuam dhe ata vendosën të mos merrnin pjesë. E dimë se aktorët e ‘Friends’ kanë qenë shumë të afërt me Matthew-n edhe në jetën reale dhe se ende po përjetojnë dhimbjen e humbjes së tij”, është shprehur regjisorja Mary Robertson.

Në një intervistë për Los Angeles Times, ajo shpjegoi se shumë prej njerëzve të afërt të aktorit po përpiqen ende të përballojnë humbjen dhe të kuptojnë atë që ndodhi.

“Shumë prej atyre që e kishin për zemër Matthew-n jo vetëm që po vajtonin për të, por po përpiqeshin edhe të kuptonin se si dhe përse e humbën”, tha Robertson, duke e përshkruar dokumentarin si një homazh të sinqertë për aktorin.

Motra e Matthew Perry-t rrëfen kujtimet e saj

Një prej personave që zë vend të rëndësishëm në dokumentar është motra e aktorit, Mia Perry Bowick, e cila flet publikisht për të për herë të parë në këtë projekt.

Ajo ndan kujtime personale për të vëllanë dhe rrëfen edhe momentet prekëse nga ceremonia private e varrimit të tij. Sipas saj, pesë kolegët e “Friends” mbërritën së bashku në ceremoni dhe i qëndruan pranë arkivolit të aktorit, të përlotur.

Mia kujtoi gjithashtu se Jennifer Aniston ishte e para që iu afrua për ta përqafuar, ndërsa më pas edhe pjesëtarët e tjerë të kastit e përqafuan dhe i shprehën ngushëllimet.

Dokumentari sjell dëshmi nga familjarë, miq të vjetër dhe bashkëpunëtorë të Perry-t, duke synuar të tregojë anën e tij njerëzore përtej famës dhe rolit që e bëri të njohur në mbarë botën.

Një histori përtej suksesit dhe varësisë

Për Mary Robertson, frymëzimi për realizimin e dokumentarit erdhi edhe nga autobiografia e aktorit, Friends, Lovers, and the Big Terrible Thing, e botuar në vitin 2022, ku Perry foli hapur për betejën e tij me varësinë.

Regjisorja thekson se synimi i saj nuk ishte të paraqiste vetëm momentet e bukura të jetës së aktorit, por edhe vështirësitë me të cilat ai u përball.

Ajo shtoi se dëshironte që dokumentari të ruante edhe humorin, një nga tiparet më të spikatura të Perry-t, duke besuar se kjo do të ishte në përputhje me mënyrën se si ai do të donte të kujtohej.

Matthew Perry ndërroi jetë në tetor të vitit 2023, në moshën 54-vjeçare. Vdekja e tij u përcaktua si aksidentale, me efektet akute të ketaminës si shkakun kryesor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.