☀️
Tiranë 11°C · Kthjellët 19 Tetor 2026
S&P 500 7,691 ▲0.41%
DOW 51,966 ▼0.07%
NASDAQ 26,431 ▲1.11%
NAFTA 98.36 ▼0.67%
ARI 4,162 ▼0.47%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
₿ CRYPTO
BTC $81,945 ▲ +1.29% ETH $2,400 ▲ +2.61% XRP $1.3034 ▲ +3.2% SOL $104.3900 ▲ +3.31%
S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.36 ▼0.67 % ARI 4,162 ▼0.47 % S&P 500 7,691 ▲0.41 % DOW 51,966 ▼0.07 % NASDAQ 26,431 ▲1.11 % NAFTA 98.36 ▼0.67 % ARI 4,162 ▼0.47 %
EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861 EUR/USD 1.1225 EUR/GBP 0.8422 EUR/CHF 0.9252 EUR/ALL 91.2488 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3411 EUR/TRY 55.6179 EUR/JPY 177.24 EUR/CAD 1.5861
19 Tet 2026
Breaking
roze

Cindy Crawford thyen heshtjen pas humbjes së të birit

Cindy Crawford thyen heshtjen pas humbjes së të birit

Supermodelja e njohur Cindy Crawford ka reaguar për herë të parë publikisht pas vdekjes së djalit të saj, Presley Gerber, në moshën 27-vjeçare, duke ndarë një mesazh prekës në rrjetet sociale.

Crawford, së bashku me bashkëshortin e saj, Rande Gerber, dhe vajzën Kaia Gerber, kujtuan të birin me një dedikim emocional, gati një muaj pas ndarjes së tij nga jeta, më 20 shtator.

“Jemi të shkatërruar nga dhimbja për humbjen e djalit dhe vëllait tonë të dashur”, shkruan familja në deklaratën e publikuar në Instagram.

“ Ndihemi jashtëzakonisht me fat që e patëm Presley-n në jetën tonë për 27 vite. Ai ishte një shpirt i ëmbël dhe i bukur, që deshi dhe u desh, dhe kështu do të jetë përgjithmonë”, vijon mesazhi.

Familja shprehu gjithashtu krenarinë për mënyrën se si Presley e përballoi jetën, duke e përshkruar si një person që u dallua për mirësinë dhe sinqeritetin e tij.

“Jemi mirënjohës për gjithë dashurinë dhe mbështetjen që kemi marrë nga njerëzit që e njohin dhe e duan familjen tonë, por edhe nga të panjohur që ndajnë dhimbjen tonë. Derisa të takohemi sërish, biri ynë i shtrenjtë. Të duam përgjithmonë”, përfundon dedikimi, i nënshkruar nga nëna, babai dhe motra e tij.

Në të njëjtën ditë, edhe motra e Presley-t, modelja dhe aktorja Kaia Gerber, ndau një dedikim emocional, ku kujtoi lidhjen e veçantë që kishte me të vëllanë. Ajo publikoi fotografi dhe video nga fëmijëria e tyre, duke shprehur dhimbjen për humbjen e tij dhe vështirësinë për t’u përshtatur me jetën pa praninë e tij.

Kaia shkroi se po mëson të jetojë me dashurinë për të vëllanë, edhe pse nuk mund ta shohë më apo ta telefonojë si më parë. Ajo e përshkroi marrëdhënien me të si një nga pjesët më të rëndësishme të jetës së saj.

Presley Gerber, i cili kishte ndjekur gjurmët e së ëmës në botën e modelingut, ndërroi jetë më 20 shtator në një qendër rehabilitimi në Santa Monica të Kalifornisë. Sipas autoriteteve, rasti po hetohet si një mbidozë e mundshme, por shkaku zyrtar i vdekjes nuk është përcaktuar ende.

Presley kishte folur më parë publikisht për vështirësitë e tij me shëndetin mendor dhe varësinë nga substancat, duke ndarë përvojat personale me synimin për të ndihmuar njerëz të tjerë që përballen me sfida të ngjashme.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.