Çmimet BAFTA, vlerësohen Eddie Redmayne dhe Julianne Moore
Eddie Redmayne ka fituar çmimin e aktorit më të mirë për interpretimin e profesorit Stephen Hawking në filmin ‘The Theory of Everything’, në ndarjen e çmimeve BAFTA, ndërkohë që Juliane Moore u shpall aktorja më e mirë për interpretimin në filmin ‘Still Alice’.
Në eventin e organizuar në Royal Opera House të Londrës, filmi më i mirë i vitit u cilësua ‘Boyhood’, i xhiruar përgjatë 12 viteve me të njëjtin kast aktorësh. Gjithashtu, regjisori i këtij filmi, Richard Linklater, fitoi çmimin e regjisorit të vitit.
Ja lista e plotë e të gjithë fituesve të çmimeve BAFTA:
Filmi më i mirë: Boyhood
Filmi më i mirë britanik: The Theory of Everything
Aktori më i mirë protagonist: Eddie Redmayne (The Theory of Everything)
Aktorja më e mirë protagoniste: Julianne Moore (Still Alice)
Aktori më i mirë joprotagonist: JK Simmons (Whiplash)
Aktorja më e mirë joprotagoniste: Patricia Arquette (Boyhood)
Regjisori më i mirë: Richard Linklater (Boyhood)
Skenari më i mirë: The Grand Budapest Hotel – Wes Anderson
Skenari i përshtatur: The Theory of Everything – Anthony McCarten
Filmi më i mirë i animuar: Lego Movie
Dokumentari më i mirë: Citizenfour
Filmi më i mirë i huaj: Ida
Kostumografia më e mirë: The Grand Budapest Hotel
Montazhi më i mirë: Tom Cross (Whiplash)
Muzika më e mirë: Alexandre Desplat – The Grand Budapest Hotel
Efektet vizuale më të mira: Interstellar