Politika

Çmimi i energjisë, Basha: Qeverisja Rama-Meta, papunësi dhe varfëri

Kryetari i Partisë Demokratike (PD), Lulzim Basha, reagoi sot për rritjen e çmimit të energjisë duke akuzuar qeverisjen Rama-Meta se po i varfëron shqiptarët përmes rritjes së çmimeve dhe taksave.
Basha2“Çmimi i energjisë u rrit nga 7.7 në 9.5 lekë për familjarët. Pa llogaritur këtu edhe 20 përqind TVSH! Ky është sot një fakt zyrtar. Vajmedeti thotë jo, mos besoni. Edhe mashtruesit më ordinerë nuk luftojnë dot kundër fakteve të tyre. Duhet të jesh gënjeshtar patologjik të besosh se mund t’jua hedhësh njerëzve përherë. Papunësi, varfëri, rritje taksash, rritje çmimesh, kjo është qeverisja Rama-Meta. Durimi i shqiptarëve ka një kufi. Po vjen koha t’i tregojme sharlatanëve vendin, si kudo në botën e qytetëruar”, shkruan kryetari i PD-së, në një postim në Facebook.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button