🌤️
Tiranë 16°C · Kryesisht kthjellët 24 March 2026
S&P 500 6,581 ▲1.15%
DOW 46,208 ▲1.38%
NASDAQ 21,947 ▲1.38%
NAFTA 89.68 ▲1.76%
ARI 4,434 ▲0.6%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
₿ CRYPTO
BTC $71,151 ▲ +3.93% ETH $2,159 ▲ +5.55% XRP $1.4179 ▲ +3.23% SOL $91.9300 ▲ +6.92%
S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.68 ▲1.76 % ARI 4,434 ▲0.6 % S&P 500 6,581 ▲1.15 % DOW 46,208 ▲1.38 % NASDAQ 21,947 ▲1.38 % NAFTA 89.68 ▲1.76 % ARI 4,434 ▲0.6 %
EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914 EUR/USD 1.1596 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9129 EUR/ALL 95.6048 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4171 EUR/TRY 51.4069 EUR/JPY 183.92 EUR/CAD 1.5914
24 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Qytetarët përballen vazhdimisht me një fenomen shqetësues: sa herë rritet çmimi i karburanteve në bursat ndërkombëtare, tabelat në pikat e karburantit në vend përditësohen brenda pak orësh.

Por, kur ndodh e kundërta dhe çmimi në bursa bie, ulja në pompat shqiptare ose vonon me ditë të tëra, ose nuk ndodh kurrë. Ky fenomen, i njohur si “asimetria e reagimit të tregut”, ka një shpjegim teknik, por që nxjerr në pah një standard të dyfishtë në kurriz të konsumatorit.

Për të folur më tepër rreth kësaj teme i ftuar në emisionin “Drejt”, në “Ora News”, ishte Eksperti për Sipërmarrjet, Rezart Lahi.

“Për audiencën të cilët ne i flasim, për atë ka rëndësi sa do jetë orizi, veza, po edhe karburanti që mbushin makinat.

Për ta shpjeguar këtë asimetrinë e reagimit që ne kemi njëherë. Pra kemi një, jemi shumë të shpejtë në sekonda, në ditë për reagimin për ta ngritur çmimin dhe duhet do shikojmë si jemi tashmë që sot ka rënë 10% bursa, a do reflektohet nesër,  15 lekë rënia në tabelë. 

Dhe kjo do ishte asimetri e reagimit. Pra, në momentin që ngrihet direkt. Shiko, mënyra se si funksionon është që kompanitë kryesore bëjnë kontrata njëvjeçare, për shembull, për 700.000 ton dhe kontrata është në nivelin e bursës, çmimi i bursës dhe çdo nxitje, çdo ndryshim në ndryshimin e bursës, ti sot që e zhdoganon, pra ti ke magazina doganore, pra e ke aty karburantin, e ke me çmimin e bursës dhe çdo ndryshim në çmimin e bursës, pastaj ti e reflekton kur ti e zhdoganon.

Pra kur ti e nxjerr nga ajo magazina doganore.

Dhe ti e blen me çmimin e bursës sot. Pra, aq i blen sot, është çmimi i bursës sot. 

Kjo është llogjika pse reflektohet direkt. Por e kundërta sërish duhet të jetë, pra, në qoftë se nesër ti zhdoganon diçka që është më e lirë, patjetër që duhet ta reflektosh brenda 24 orëve në tabelë.

Për këtë them, pra nuk është problem pse u reagu direkt sepse ku mund të përfitojë një, një tregtar karburanti?

Është në qoftë se ka likuiditet të mjaftueshëm, në momentin që e shikon sa filloi lufta, pa filluar ato rritjet në bursë, zhdoganon shumë, aq sa likuiditet ka, sepse pastaj do flasim dhe për rezervat të cilat duhet t’i kesh.

Por për ta kaluar dhe për ta thjeshtësuar, ky është një film i parë në 2022-shin.

Madje në të njëjtat nivele karburanti ka qenë edhe në 2012-ën, por është bisedë tjetër pasi niveli i taksave ka qenë më i ulët, ka qenë ndryshe pra. Taksën e rrugës e kemi pasur 150.000 lekë të vjetra e kemi pasur për makinat, pastaj u zhvendos në 27 lekë për litër, pavarësisht se në qoftë se ne e llogarisim që një makinë mesatare konsumon 1.000 litra në vit, i thënë që kjo taksë është zhvendosur në 270.000 lekë, apo jo? Mesatare.

Dikush mund ta ketë lënë makinën aty, se ka përdorur, dikush përdor 2.000 litra”, u shpreh Lahi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.