☀️
Tiranë 17°C · Kthjellët 04 Nëntor 2026
S&P 500 7,569 ▲0.36%
DOW 51,787 ▼0.38%
NASDAQ 25,372 ▲0.83%
NAFTA 94.60 ▼1.55%
ARI 4,055 ▲2.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
₿ CRYPTO
BTC $78,360 ▲ +1.3% ETH $2,319 ▲ +1.65% XRP $1.2815 ▲ +0.12% SOL $92.7200 ▼ -0.18%
S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 % S&P 500 7,569 ▲0.36 % DOW 51,787 ▼0.38 % NASDAQ 25,372 ▲0.83 % NAFTA 94.60 ▼1.55 % ARI 4,055 ▲2.9 %
EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661 EUR/USD 1.1193 EUR/GBP 0.8342 EUR/CHF 0.9179 EUR/ALL 90.9585 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6029 EUR/TRY 56.0171 EUR/JPY 177.31 EUR/CAD 1.5661
04 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Çmimi i ulët i grurit i lë bujqit e Pollogut në humbje, shpenzimet e larta e çmimet e vogla

Në rajonin e Pollogut ka nisur sezoni i korrjes, por pritshmëritë e bujqve janë përmbysur plotësisht.

Rritja e çmimeve të plehrave artificiale dhe shpenzimet e larta të punimit të tokës, përballë çmimit të ulët me të cilin po blihet gruri sivjet, i ka vendosur fermerët në pozitë të vështirë ekonomike. Sipas tyre, me këto kushte bujqësia po shkon drejt zeros.

“Së kemi pritë jo aq… prodhimi o pak më i dobët, po edhe çmimi është shumë… shumë i dobët, për tepër. Për bujqësi po e kam fjalën. Plehrat janë me çmime të larta shumë. E me grurin jam brenda. Për bujqësi nuk janë tu punu fare. Me të vërtetë hiç. Nën zero janë. Gruni është… çmimi klasë e parë 11 dinarë, tjetra 9 dinarë, 8 dinarë. E çfarë me bë? 1 mijë kilogram, domethënë si vjen në 150 euro, a kur 150 euro dekari na ka kushtu. Ne me ato brenda jemi me të vërtetë, edhe kashta nuk na mbet. Çfarë me bë.”

Revolta e prodhuesve vendas është e madhe. Ata theksojnë se çmimi prej vetëm 10 denarësh për kilogram është nënçmues. Për të ilustruar krizën, fermerët bëjnë një krahasim të thjeshtë me standardin e jetesës, ku vlera e disa kilogramëve grurë të pastër mezi barazohet me çmimin e një kafeje.

“Edhe me pasë… Çmimi 10 denarë. Një kafe, 3 kile grurë. Pa një kafe mos e ha bukën. Më poshtë s’ka ku shkon. Ato ta dinë. Subvencionet s’i japin, ato s’i japin. Edhe hala duan shohim a ka bereqet. Se si u bëjnë mbarë këto anë… Unë mbarë me këto anë. Minus krejt. 350kg dekar. Çfarë ka marrë veç grurë. Çfarë ka marrë ajo gjilëron (deklaron) është 120… E nuk vijnë në oborr, ama ne e kemi mbjellë. Çfarë kemi me bë, çfarë kanë vend, s’ka ku.”

Vështirësitë e këtij sezoni po i ndiejnë drejtpërdrejt edhe personat që punojnë në terren me makineritë bujqësore. Fitim Idrizi, i cili ndodhet në timonin e kombajnës, tregon se korrja ka dy javë që ka filluar, por çmimi aktual nuk mbulon as kostot bazë të punës, si naftën dhe punimin e tokës.

“Sezona është që dy javë që kemi fillu. Hala s’është përfunduar , edhe nja një javë ka për me korrë. Bereqet ka shumë, ama çmimi s’na bën qejfin hiç. Me 10 denarë edhe ashtu siç e kanë lënë, s’ka llogari hiç. 20 euro kombajna, 20 euro lërimi, veç nafta, kjo, ajo s’ka. Ama tash çfarë me bë, arat duhet me i korrë. Duhet me mbjell ne te ri jemi duhet të punojmë”, tha Fitim Idrizi

Me gjithë bereqetin që ka dhënë toka këtë vit, matematika e bujqve mbetet në minus. Pa një mbështetje më të madhe apo rregullim të çmimit të grumbullimit, dëshpërimi në terren rrezikon që vitin e ardhshëm shumë arat e këtij rajoni të mbeten të pambjella. /tv21

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.