☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.13 ▲1.05%
ARI 4,198 ▼2.07%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,533 ▼ -2.08% ETH $1,635 ▼ -2.09% XRP $1.1224 ▼ -2.77% SOL $64.7200 ▼ -1.85%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.13 ▲1.05 % ARI 4,198 ▼2.07 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Bota

Çmimi Nobel për Paqen për Maria Ressa dhe Dmitri Muratov

50 vjet pas dhënies së Çmimit Nobel për Paqen kancelarit të atëhershëm gjerman, Willy Brandt, Nobeli i Paqes i jepet këtë vit dy gazetarëve, Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitri Muratovit nga Rusia.

Çmimi Nobel për Paqen për vitin 2021 i jepet gazetarëve Maria Ressa nga Filipinet dhe Dmitri Muratov nga Rusia. Me këtë nderohet angazhimi i tyre për lirinë e mendimit, bëri të ditur Komiteti i Nobelit. Liria e mendimit është premisë bazë për demokracinë dhe paqen e vazhdueshme, tha kryetarja e këtij Komiteti, Berit Reiss-Andersen në Oslo.

GMF2021 | Speaker | Maria RessaMaria Ressa

Maria Ressa është bashkëthemeluese e kryeredaktore e portalit të lajmeve, “Rappler”. 58 vjeçarja që ka punuar si reportere për televizionin CNN në Azinë Juglindore, është përballur me disa padi në Filipine. Ajo vetë e shikon veprimin e drejtësisë të motivuar politikisht. Në vitin 2020 ajo u dënua për shpifje. Organizata për të drejtat e njeriut Human Rights Watch e vlerësoi vendimin e gjyqtarëve si sulm ndaj lirisë së shtypit. “Asgjë nuk është e mundur pa fakte”, tha Ressa pas bërjes publik të lajmit për Çmimin Nobel.

Dmitri Muratov është gazetar nga Rusia dhe ka mbrojtur lirinë e shtypit në vend, bëri të ditur Komiteti i Nobelit. Muratov është një nga themeluesit e gazetës së pavarur Novaja Gazeta. Kjo gazetë është më e pavarura sot në Rusi me një qëndrim kritik ndaj të fuqishmëve. Që nga themelimi i gazetës 6 gazetarë të saj janë vrarë. Megjithatë Muratov e ka mbrojtur edhe më tej lirinë e shtypit, thuhet në deklaratën e Komitetit të Nobelit.

Dmitri MuratowDmitri Muratov

Çmimi Nobel i Paqes është nga të vetmit që nuk jepet në Stokholm por në Oslo dhe konsiderohet një nga çmimet më të rëndësishme politike. Këtë vit ishin kandidatë 329 kandidatë, 234 personalitete nga e gjithë bota dhe 95 organizata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.