☁️
Tiranë 17°C · Vranët 15 Tetor 2026
S&P 500 7,730 ▲0.15%
DOW 52,079 ▲0.89%
NASDAQ 26,622 ▼0.27%
NAFTA 96.54 ▲2.81%
ARI 4,167 ▲1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
₿ CRYPTO
BTC $82,442 ▲ +0.58% ETH $2,445 ▲ +-0% XRP $1.3407 ▲ +0.37% SOL $106.1400 ▲ +1.05%
S&P 500 7,730 ▲0.15 % DOW 52,079 ▲0.89 % NASDAQ 26,622 ▼0.27 % NAFTA 96.54 ▲2.81 % ARI 4,167 ▲1.44 % S&P 500 7,730 ▲0.15 % DOW 52,079 ▲0.89 % NASDAQ 26,622 ▼0.27 % NAFTA 96.54 ▲2.81 % ARI 4,167 ▲1.44 %
EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899 EUR/USD 1.1180 EUR/GBP 0.8455 EUR/CHF 0.9320 EUR/ALL 91.4200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4364 EUR/TRY 55.3118 EUR/JPY 176.89 EUR/CAD 1.5899
15 Tet 2026
Breaking
Bota

CNN: SHBA-ja shqyrton skenarë të rinj sulmesh ndaj Iranit, në diskutim përdorimi i “nënës së të gjitha bombave”

– Ushtria amerikane ka përgatitur skenarë të rinj sulmesh ndaj Iranit, të cilët përfshijnë edhe mundësinë e përdorimit të bombës MOAB, të njohur si “nëna e të gjitha bombave”, raportoi sot CNN, duke cituar zyrtarë amerikanë të njohur me planet.

Sipas raportimit, objektivat e mundshëm përfshijnë infrastrukturën energjetike dhe objekte të lidhura me programin bërthamor të Iranit.

Planet mund të aktivizohen nëse presidenti amerikan, Donald Trump, urdhëron rifillimin e operacioneve ushtarake.

Megjithatë, nuk është konfirmuar se Trump ka marrë një vendim për të përdorur bombën.

Disa zyrtarë kanë shprehur dyshime nëse ajo do të ishte efektive kundër objekteve bërthamore të mbrojtura thellë nën tokë.

Bomba MOAB peshon rreth 9,8 tonë dhe është arma më e madhe konvencionale në arsenalin amerikan.

Ajo u përdor për herë të parë në luftime në vitin 2017, në Afganistan, kundër një rrjeti tunelesh të organizatës Shteti Islamik.

Sipas CNN, administrata amerikane po shqyrton alternativa të ndryshme ushtarake, ndërsa kërkon një mënyrë për t’i dhënë fund konfliktit me Iranin.

Një marrëveshje diplomatike mund të përfshijë edhe rihapjen e Ngushticës së Hormuzit, një rrugë kyçe për transportin ndërkombëtar të naftës.

Shtëpia e Bardhë deklaroi se presidenti Trump i mban të gjitha alternativat të hapura për të parandaluar sigurimin e armëve bërthamore nga Irani. /

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.