☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,743 ▲0.26%
DOW 52,552 ▲0.33%
NASDAQ 26,493 ▲0.06%
NAFTA 103.41 ▲3.51%
ARI 4,053 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,560 ▼ -0.06% ETH $2,335 ▼ -0.62% XRP $1.3145 ▼ -0.54% SOL $101.2000 ▲ +0.08%
S&P 500 7,743 ▲0.26 % DOW 52,552 ▲0.33 % NASDAQ 26,493 ▲0.06 % NAFTA 103.41 ▲3.51 % ARI 4,053 ▼0.54 % S&P 500 7,743 ▲0.26 % DOW 52,552 ▲0.33 % NASDAQ 26,493 ▲0.06 % NAFTA 103.41 ▲3.51 % ARI 4,053 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Mali i Zi

COELA shqyrtoi pozicionet për tri kapitujt më të kërkuar negociues të Malit të Zi

Grupi i punës i Këshillit të BE-së për zgjerimin shqyrtoi projekt-pozicionet e përbashkëta për kapitujt 23, 24 dhe 27, ndër më të kërkuarit në negociatat e Malit të Zi, i cili deri më tani ka mbyllur përkohësisht 21 nga 33 kapituj.

Grupi i punës i Këshillit të Bashkimit Evropian për zgjerimin (COELA) shqyrtoi të martën projekt-pozicionet e përbashkëta për tri nga kapitujt më të kërkuar në negociatat e Malit të Zi për anëtarësim në Union, siç njofton Vijesti, duke iu referuar faqes zyrtare të Këshillit të BE-së. Bëhet fjalë për kapitullin 23 — Gjyqësori dhe të drejtat themelore, kapitullin 24 — Drejtësia, liria dhe siguria dhe kapitullin 27 — Mjedisi dhe ndryshimet klimatike.

Sipas raportimit të Vijesti, në faqen zyrtare të takimit nuk u publikuan hollësi të diskutimit, qëndrimet e shteteve anëtare apo konkluzione për rrjedhën e mëtejshme të negociatave.

Mali i Zi deri më tani ka mbyllur përkohësisht 21 nga gjithsej 33 kapituj negociues me BE-në, ndërsa 12 mbeten ende të hapur. Tre kapitujt e fundit u mbyllën përkohësisht më 12 tetor në Konferencën Ndërqeveritare në Luksemburg: kapitulli 17 — Politika ekonomike dhe monetare, kapitulli 18 — Statistikat dhe kapitulli 19 — Politika sociale dhe punësimi.

Synimi i qeverisë së Milojko Spajiqit është t’i mbyllë përkohësisht të gjithë kapitujt e mbetur deri në fund të këtij viti, në mënyrë që gjatë vitit 2027 Mali i Zi të kalojë te nënshkrimi i Traktatit të Anëtarësimit dhe të bëhet anëtar i BE-së në vitin 2028. Kapitujt 23 dhe 24 duhet të mbyllen të fundit, në përputhje me metodologjinë e rishikuar të negociatave të BE-së.

Kapitujt 23 dhe 24 përfshijnë reformat kyçe të gjyqësorit, luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, mbrojtjen e të drejtave themelore dhe forcimin e shtetit të së drejtës. Ndër më të kërkuarit është edhe kapitulli 27 për mjedisin dhe ndryshimet klimatike, i cili kërkon harmonizim të gjerë me standardet evropiane dhe investime të mëdha financiare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.