☀️
Tiranë 35°C · Kthjellët 02 September 2026
S&P 500 7,631 ▼0.71%
DOW 52,767 ▼0.79%
NASDAQ 26,100 ▼1.03%
NAFTA 89.21 ▼1.12%
ARI 4,380 ▼0.38%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $77,030 ▼ -1.21% ETH $2,389 ▼ -2.65% XRP $1.3310 ▼ -3.54% SOL $98.4200 ▼ -3.73%
S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.21 ▼1.12 % ARI 4,380 ▼0.38 % S&P 500 7,631 ▼0.71 % DOW 52,767 ▼0.79 % NASDAQ 26,100 ▼1.03 % NAFTA 89.21 ▼1.12 % ARI 4,380 ▼0.38 %
EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1594 EUR/GBP 0.8572 EUR/CHF 0.9408 EUR/ALL 92.2905 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3276 EUR/TRY 55.9776 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6104
02 Sep 2026
Breaking
Bota

”Conde Nast Traveler”: Shqipëria destinacioni ku mikpritja takohet me natyrën, traditën dhe luksin

– Shqipëria po shndërrohet në destinacionin ku mikpritja po takohet me natyrën, traditën dhe luksin, shkruan faqja e njohur turistike ”Conde Nast Traveler”.

Pyetni thuajse çdo vizitor që ka shkelur në Shqipëri dhe përgjigjja do të jetë e ngjashme: është ngrohtësia e njerëzve ajo që e bën këtë vend të paharrueshëm.

Përtej peizazheve mahnitëse, lumenjve kristalorë, majave të mbuluara me dëborë, bregdetit të kaltër të Jonit dhe pasurisë së jashtëzakonshme të trashëgimisë kulturore, janë shqiptarët, mirësia dhe mikpritja e tyre e njohur, që i japin një vizite në vend një dimension të veçantë.

Për dekada me radhë, Shqipëria mbeti e izoluar nga bota e jashtme, nën regjimin komunist të drejtuar nga diktatori Enver Hoxha. Vendi jetoi për vite nën një sistem të kontrollit të rreptë, ku feja ishte e ndaluar, prona private u shtetëzua dhe lëvizja përtej kufijve ishte pothuajse e pamundur.

Gjurmët e asaj periudhe vazhdojnë të jenë të pranishme edhe sot në peizazhin shqiptar, veçanërisht përmes mijëra bunkerëve prej betoni që dëshmojnë një nga kapitujt më të veçantë të historisë moderne të vendit.

Megjithatë, Shqipëria e sotme po përjeton një transformim të shpejtë dhe po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në skenën ndërkombëtare. Zgjerimi i lidhjeve ajrore dhe rritja e interesit turistik e kanë vendosur vendin në hartën e destinacioneve më të kërkuara të Ballkanit.

Numri i vizitorëve është rritur ndjeshëm ndër vite, ndërsa investimet e reja dhe zhvillimi i infrastrukturës po ndryshojnë gradualisht edhe profilin turistik të vendit. Shqipëria po tërheq marka ndërkombëtare, resorte dhe investime të reja, duke synuar të pozicionohet gjithnjë e më shumë edhe si një destinacion i turizmit të nivelit të lartë, në të njëjtën linjë me fqinjët e saj, Malin e Zi dhe Kroacinë.

Në këtë panoramë të re turistike, hotelet shqiptare po luajnë një rol të rëndësishëm. Nga bujtinat tradicionale dhe strukturat familjare, te hotelet butikë, resortet moderne dhe pronat me vlerë historike, gama e akomodimeve ofron një përvojë që ndërthur trashëgiminë me komoditetin bashkëkohor.

Dhe pikërisht ky kombinim mund të jetë një nga avantazhet më të mëdha të Shqipërisë. Në një kohë kur vendi po përqafojë zhvillimin dhe luksin, ruajtja e identitetit, traditave dhe mikpritjes shqiptare mbetet një element që e dallon atë nga shumë destinacione të tjera.

Shqipëria po ndryshon me shpejtësi, por ende ofron atë ndjesinë e zbulimit që shumë destinacione të tjera turistike e kanë humbur. Është një vend ku historia takohet me të renë, natyra me luksin dhe, mbi të gjitha, ku mikpritja vazhdon të jetë pjesë e pandashme e përvojës së çdo vizitori./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.