Nga Kalabria në një call center shqiptar
Antonio Giorgio Buda është 23 vjeç, është nga Koriljano Kalabro (Itali) dhe shumë prej jush mund ta keni dëgjuar, propozon oferta për një shoqëri apo një tjetër nëpërmjet telefonit. Antonio punon në një call center, që menaxhohet nga disa shqiptarë tek të tridhjetat. Ai ka studiuar për kuzhinier në Francë, më pas ka jetuar në Albano Lasiale dhe Ariçia. Ai mbërriti në vendin e shqiponjave katër vjet më parë nëpërmjet kontaktit të familjeve italiane. “Unë paguhem si një shqiptar, ndonjëherë paguhem 900 euro në muaj, që është shumë, duke patur në konsideratë koston e jetesës”, llogarit ai. “Këtu nuk ka rëndësi nëse je italian, shqiptar, apo tjetër. Kanë rëndësi vetëm punët e tua”. Italia? “ Për mua, për momentin, është një kapitull i mbyllur. Nuk mendoj se mund të kem të ardhme. Por nëse gjërat do të ndryshojnë, padyshim që do të kthehem, është vendi im”. Ai rrëfen se: “ Mbi të gjitha, më mungon sallami pikant kalabrez. Edhe pse para disa javësh erdhi edhe këtu, në një supermarket italian. Kur e pashë gati po qaja. Sigurisht që, shija dhe kostoja ishin ndryshe, 15 euro për kilogram”.
Bari shkatërrohet nga tërmeti dhe i shpëton burokracisë
Ka edhe nga ata që fjalë për fjalë e kanë rindërtuar jetën. Si Maurizio Cantalini, 50 vjeç, jeton në vendin e shqiponjave, ku arriti që të ndërtojë një bar-sanduiç në qendrën historike. Pastaj erdhi tërmeti. Lokali u shkatërrua dhe, vite më vonë, nuk arriti që ta rihapë më në qytet. Kështu që është transferuar. Fillimisht në Spanjë, pastaj në Tiranë, nga nëntori i kaluar, ku ka hapur “Vita 99”. Ndërsa djemtë e tij, të moshës 11 dhe 7 vjeç, që kanë lindur në Itali dhe jetojnë akoma atje, luajnë nëpër tavolina. “Flasim italisht, ka pak kohë për të mësuar gjuhën shqipe, përveçse fjalëve të zakonshme”. Përse e keni lënë Italinë? “Për shumë taksa dhe shumë burokraci. Këtu ke 10 për qind të taksës tatimore dhe për një orë mund të hapësh një kompani duke paguar 300 euro. Pastaj ke edhe shumë përparësi. Restoranti i Cantalini-t, “Vita 99”, është një haraç për qytetin. “ Vita 99” përfaqëson rilindjen e shqiponjave. Numri 99, është një element simbolik i rëndësishëm i vendit ku kam lindur”. Natyrisht, edhe për atë Shqipëria nuk është vendi i mrekullive. “Prapambetja në infrastrukturë qëndron, Europa është ende larg dhe hendeku midis të varfëve dhe të pasurve është shumë i madh. Por të paktën ka dinamizëm”. “Në Shqipëri njerëzit janë praktikë, u mungon sensi i planifikimit afatgjatë, por në këtë të fundit, ne italianët jemi mjaft të zot”
Kuzhinieri që u bë yll televizioni
Alessandro Giampietro është 40 vjeç dhe është nga Roma. Ka mbërritur në Shqipëri para 3 vjetëve. Në shkallë të vogël, është bërë një yll televiziv nga transmetimet lokale për kuzhinën. “Unë kam bërë 75 episode te “Vizion +” (stacioni i tretë më i shikuar privat në vend). Nuk është një rastësi që përveç kuzhinës marketi “Conad” ka vendosur që të hapë dhjetëra supermarkete. Giampietro ka filluar në Durrës, pastaj është transferuar në Tiranë. “Ky është një vend me iniciativë, njerëzit janë praktikë, sigurisht që u mungon sensi i koordinimit, planifikimit afatgjatë. Në këtë të fundit, ne italianët jemi mjaft të zot”.
Njeriu që solli pijen e natës
Marco Angelotti, është 44 vjeç, edhe ai jeton në Tiranë qysh prej vitit 2010. “Jam gjendur krejt i vetëm, në një realitet të panjohur”, tregon ai. “Dalëngadalë nisa që të njoh qytetin, të gjej kontakte”. Dy vjet, pasi ka vënë këmbët në kryeqytetin shqiptar ka lançuar aktivitetin për të ndryshuar pijet në kuzhinën e parë romane, në një restorant dy hapa larg nga Ambasada Italiane, pastaj në një tjetër pak më në qendër, pak metra nga Sheshi Skënderbej. Në Itali? “Nuk ka mundësi”. Angelotti nuk e fsheh se ka jetuar disa javë pa rregulla, me leje qëndrimi të skaduar. “Por si gjithmonë këtu, mjafton që të kesh njohjet e duhura dhe gjithçka zgjidhet”.
Restoranti në Marche, kriza dhe ulja mbi Adriatik
Fabio Crostelli, kuzhinier prej 57 vjetësh, vjen nga Ostra (Ankona) midis Porto Rikos. Pasi e ka mbyllur, nga kriza një restorant në Marche, është në Shqipëri prej më pak se gjysmë viti. “Pastaj një mik i fëmijërisë, prej vitesh në këtë vend, më thërret dhe më thotë: ‘Hajde këtu’. Unë pranova, por nuk e dija se ku ndodhej Shqipëria dhe kisha disa paragjykime. Paragjykime që tani kanë ndryshuar. Këtu kam gjetur mbështetje, njerëz të mrekullueshëm, të gatshëm. Një vend që ka dëshirë të bëhet”. Kështu ka hapur një restorant të vogël, dy hapa larg nga Instituti Italian i Kulturës, pak tavolina jashtë, me kuzhinë dhe organizim italian. Emri? “’Torcoletto da Fabio’. Njëlloj me restorantin në Marche”. Por, jo gjithçka është kaq e bukur. “Ajo që nuk më pëlqen është se, ligjet shpeshherë janë subjektive: varet se kush duhet që të aplikojë. E pastaj nuk mungon korrupsioni. Por ryshfetet, si jeta, këtu kushtojnë shumë më pak”, buzëqesh ai. “Kush ka dëshirë të punojë në Shqipëri është i mirëpritur”
Nga Torino në Tiranë (nëpërmjet Romës)
Në të njëjtën tavolinë është ulur Roberto Cannata. 50-vjeçari nga Torino, me tre fëmijë, tregon se është në Shqipëri për të marrë përsëri pjesë në botën e punës. Gjë që në Itali nuk mund që të bëhet, pasi ka punuar në një restorant midis Romës dhe Vitrebos. Në Tiranë edhe ai ka një piceri. “Kam rilindur këtu në Tiranë”, thotë ai. Edhe pse, siç e shpjegon Crostelli se: “Këtu institucionet janë goxha papërvojë. Llogarit se, vendi udhëton pesë herë më shpejt se Italia. Së shpejti do të na arrijnë edhe do të na mposhtin. Dhe ndoshta e meritojnë”.
“Vendi është në rritje, kush ka dëshirë të kontribuojë këtu, është i mirëpritur”
“U bënë disa javë që kërkoj mbi të gjitha operatorë italianë, tashmë nuk mjaftojnë shqiptarët që flasin mirë gjuhën italiane”, thotë Agron Shehaj, me një të kaluar në Bel Paeze (një emërtim poetik për Italinë), tashmë pronar i “IDS”, call center-i më i madh i Shqipërisë dhe një nga më të rëndësishmit në Ballkan. Më shumë se, gjashtë mijë nëpunës telefonojnë çdo ditë familjeve përtej Adriatikut në emër të kompanive italiane. “Në kompaninë time nuk mungojnë qytetarët italianë, por unë do të doja akoma më shumë: kush kërkon punë, le të bëjë përpara. Sigurisht, bëhet fjalë për Tiranën dhe jo për Milanon apo Romën, por pagesa është e siguruar dhe këtu definitivisht jetohet mirë”.

“Jemi një popull i ri dhe ambicioz, pothuajse një Amerikë e vogël dy hapa larg shtëpisë”, kështu thotë në mënyrë të përmbledhur ministri Erion Veliaj në zyrën e tij, ku çdo gjë reflekton me temë kombëtare, me tryezën dhe karriget kuq e zi. Veliaj bën të ditur numrat e italianëve të kënaqur. Kujton se këto rezultate vijnë vetëm 23 vjet pas diktaturës komuniste. Edhe pse pranon se shkalla e papunësisë së forcës punëtore vendase (nga 17.7 për qind në tremujorin e dytë të vitit 2014), vazhdon të jetë e lartë dhe ka ende nevojë për t’u zvogëluar akoma edhe më shumë. “Por vendi është në rritje”. Ashtu si edhe pagat. Ka kaluar, certifikuar nga Instat, Instituti Kombëtar i Statistikave, nga 107 euro mesatarja në vitin 2000, vetëm në 375 euro në vitin 2013. “Kush ka dëshirë të punojë këtu është i mirëpritur”, siguron Veliaj. “E them mbi të gjitha për italianët, jo thjesht si fqinjë, por gjithmonë si vëllezër”.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.