Cortana do të na kujtojë premtimet
Cortana do të na kujtojë premtimet që kemi dhënë në email. Asistenti zanor i Microsoft do të kontrollojë postën tonë elektronike, duke kërkuar fjalët që kanë të bëjnë me punën tonë deri në fund të javës.
Për shembull, një mikut tonë i kemi premtuar se do e marrim në aeroport të dielën, dhe në këtë mënyrë Cortana sugjeron të bëjmë një Rikujtesë (Reminder). Për momentin kjo e re është vetëm për ata që janë anëtarësuar në Windows Insider, duke i kujtuar përdoruesve detyrat që kanë marrë përsipër.
Skanimi i emaileve do të bëhet në mënyrë lokale, dhe asnjë e dhënë nuk do të transferohet në serverat e Microsoft, derisa të vendoset që të aktivizohet një rikujtesë. Përdoruesi mund të zgjedhë edhe mundësinë e çaktivizimit të këtij funksioni, nëse nuk dëshiron që Cortana të skanojë emailet në kërkim të frazave të lidhura me takime dhe angazhime.