☁️
Tiranë 31°C · Vranët 10 June 2026
S&P 500 7,387 ▼0.26%
DOW 50,872 ▲0.17%
NASDAQ 25,679 ▼0.97%
NAFTA 89.75 ▲1.76%
ARI 4,157 ▼3.02%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
₿ CRYPTO
BTC $61,571 ▼ -1.69% ETH $1,638 ▼ -2.34% XRP $1.1166 ▼ -3.86% SOL $64.2400 ▼ -3.03%
S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.75 ▲1.76 % ARI 4,157 ▼3.02 % S&P 500 7,387 ▼0.26 % DOW 50,872 ▲0.17 % NASDAQ 25,679 ▼0.97 % NAFTA 89.75 ▲1.76 % ARI 4,157 ▼3.02 %
EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104 EUR/USD 1.1549 EUR/GBP 0.8633 EUR/CHF 0.9215 EUR/ALL 95.2473 EUR/MKD 61.6769 EUR/RSD 117.3822 EUR/TRY 53.2353 EUR/JPY 185.11 EUR/CAD 1.6104
10 Jun 2026
Breaking
Politika

Costa mesazh shqiptarëve: E ardhmja juaj është në BE, vijoni me vrullin e reformave! – Tv Klan

9 maj 2026 – Në Ditën e Europës, Presidenti i Këshilit Europian, António Costa, i është drejtuar me një mesazh qytetarëve shqiptarë duke theksuar se ardhmja e tyre është në Bashkimin Europian.

“Të dashur qytetarë të Shqipërisë, po ju drejtohem sot si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Europian. Në Ditën e Europës ne festojmë projektin tonë të përbashkët europian, ku anëtarët tanë themelues zgjodhën unitetin mbi përçarjen dhe bashkëpunimin mbi konfliktin. Ata vendosën të ndërtojnë një të ardhme në paqe, liri dhe prosperitet mbi hirin e Luftës së Dytë Botërorë. Ne besojmë se e ardhmja juaj është në Bashkimin Europian.”

Costa vlerësoi reformat që ka ndërmarrë vendi ynë për integrimin në Bashkimin Europian.

“Po bëhet një punë e madhe për ta bërë këtë realitet. Shqipëria ka bërë përparim të konsiderueshëm me negociatat gjatë vitit të kaluar. Ju inkurajoj të vazhdoni me vrullin e reformave. Së bashku do të ndërtojmë një të ardhme të përbashkët europiane. Rroftë Europa!”

Mesazhe për Ditën e Europës dhanë edhe liderët e tjerë europianë, si Presidentja e Komisionit Ursula Von der Leyen dhe Shefja e Politikës së Jashtme, Kaja Kallas. Qëndrimet e tyre u fokusuan tek liria dhe vlerat demokratike.

Dita e Europës është festa që shënon bashkimin e popujve europianë dhe paqen mes tyre. Kjo datë lidhet me deklaratën historike të bërë nga ministri i Jashtëm francez Robert Schuman më 9 maj 1950 që i hapi rrugë themelimit të Bashkimit Europian. Ai propozoi që vendet europiane të bashkëpunojnë ekonomikisht dhe politikisht për të shmangur luftërat e ardhshme pas Luftës së Dytë Botërore.

Klan News

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.