Ambasadori i SHBA në Tiranë Eric Wendt takon kreun e SPAK, zbardhet takimi
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Eric Wendt, është takuar me drejtuesit e Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), ku në fokus të diskutimeve kanë qenë sfidat që lidhen me krimin transnacional, trafikun e narkotikëve dhe migracionin e paligjshëm.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Ambasada Amerikane në Tiranë bëri të ditur se këto çështje janë ndër përparësitë kryesore të Presidentit të SHBA-së, Donald Trump.
Gjatë takimit, ambasadori Wendt dhe drejtuesit e SPAK-ut diskutuan mbi rolin e institucioneve të pavarura në përballimin e këtyre sfidave, si dhe mbi bashkëpunimin mes dy vendeve në fushën e sigurisë dhe luftës kundër krimit.
“Lufta kundër krimit transnacional, trafikut të narkotikëve dhe migracionit të paligjshëm është ndër përparësitë kryesore të Presidentit Donald Trump”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane.
Sipas Ambasadës, partneriteti mes Shteteve të Bashkuara dhe institucioneve shqiptare synon të kontribuojë në forcimin e sigurisë dhe në krijimin e një të ardhmeje më të sigurt e më të begatë për të dyja vendet.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.