Bota

COVID-19, bie shitja e automjeteve në Kinë

Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve në Kinë tha se shitjet nga viti në vit janë ulur me 48.4 për qind në mars në mesin e krizës së koronavirusit, në afërsisht 1.04 milion njësi.

Teksa Kina lufton për të rifilluar aktivitetet e saj ekonomike në mesin e betejës së saj kundër koronavirusit të ri, shitjet e automjeteve në vend kanë pësuar goditje, tregojnë të dhënat e fundit.

Shoqata e Prodhuesve të Automjeteve në Kinë për të përditshmen “Global Times” tha se shitjet nga viti në vit janë ulur me 48.4 për qind në mars në mesin e krizës së koronavirusit, në afërsisht 1.04 milion njësi.

Shumica e bizneseve në territorin e Kinës u mbyllën pasi autoritetet vendosën masa të rrepta distance, ku raportet aktuale tregojnë se kanë qenë të suksesshme në frenimin e përhapjes së sëmundjes.

Sipas Komisionit Kombëtar të Shëndetit në vend, janë konfirmuar 42 raste të reja të koronavirusit, përfshirë 38 raste të importuara.

Vetëm një vdekje u raportua nga qyteti Wuhan, kryeqyteti i provincës Hubei, epiqendra e pandemisë që mori mbi 95.700 jetë në të gjithë botën. Vendi ka konfirmuar deri tani 1,141 raste të importuara.

Kina ka raportuar 81.907 raste të infeksionit, ndërsa 3.336 njerëz kanë vdekur për shkak të sëmundjes që kur u raportua për herë të parë në Wuhan dhjetorin e kaluar.

Aktualisht ka 1,398 infeksione të konfirmuara në rajonet speciale administrative Hong Kong dhe Macao, ndërsa Tajvani ka raportuar 380 raste të tilla, shtuan zyrtarët kinezë të shëndetit.

Nëntë njerëz kanë vdekur në Hong Kong dhe Tajvan.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button