“CSI”, lamtumirë pas 15 sezonesh
Seriali i famshëm policor “CSI” i ka ditët e numëruara. I krijuar nga Anthony E. Zuiker, fenomeni televiziv po bëhet gati të dalë në pension pas 15 sezonesh.
Edhe pse rrjeti amerikan CBS nuk e ka konfirmuar zyrtarisht, ka sinjale të qarta se seriali nuk do të shkojë më tej se pranvera e ardhshme.
Një nga këmbanat e alarmit ka qenë vendimi i CBS për të porositur 18 episode të reja kundrejt standardit prej 22. Më pas vjen edhe çështja e buxhetit, pasi një serial kaq i gjatë kushton mbi 3 milionë dollarë për episod.
Kësaj i shtohet edhe rënia e shikueshmëriesë dhe konkurrenca e serialeve të reja që përpiqen të bëjnë për vete publikun. Mes këtyre të fundit spikasin “Madame Secretary” dhe “NCIS: New Orleans”.
Megjithatë, për të apasionuarit e aktiviteteve të policisë shkencore është gati një serial tjetër “CSI: Cyber”, që pritet të shfaqet në ekranet amerikane marsin e ardhshëm.
Një temë kjo mëse e goditur, duke qenë se spiunazhi dhe terrorizmi kibernetik janë më shumë se kurrë në rend të ditës. Sidoqoftë, “mallkimi” i “CSI: Las Vegas” pritet të bjerë në të tjerë seriale si “The Stalker”, “The Mentalist”, etj.