Kosova

AAK, mbledhje të jashtëzakonshme të Këshillit të Përgjithshem dhe kryetarëve të degëve

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e drejtuar nga Ramush Haradinaj mbledh sot Këshillin Drejtues dhe kryetarët e degëve në një takim të jashtëzakonshëm.

“Sot në ora 11:00 mbahet mbledhje e jashtëzakonshme e Këshillit të Përgjithshëm dhe e kryetarëve të degëve të AAK-së. Mediat mund të marrin pamje, si dhe pas mbarimit të saj, do të ketë prononcim per media”, bën të ditur njoftimi i sapodërguar.

AAK është pjesë e opozitës së bashkuar kosovare, ku bën pjesë edhe VV e Nisma, e cila për sot kishte paralajmëruar një protestë në Prishtinë kundër qeverisë, por dje e shtyu pa dhënë ndonjë datë kur do mbahet, ndërkohë shtypi kosovar raporton në kryetituj se opozita është përçarë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button