☁️
Tiranë 16°C · Vranët 10 Nëntor 2026
S&P 500 7,550 ▲2.35%
DOW 52,390 ▲2.15%
NASDAQ 25,253 ▲2.74%
NAFTA 84.97 ▼2.16%
ARI 4,077 ▼0.9%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
₿ CRYPTO
BTC $74,019 ▼ -0.92% ETH $2,072 ▼ -2.38% XRP $1.0713 ▼ -2.11% SOL $84.4800 ▼ -2.39%
S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,077 ▼0.9 % S&P 500 7,550 ▲2.35 % DOW 52,390 ▲2.15 % NASDAQ 25,253 ▲2.74 % NAFTA 84.97 ▼2.16 % ARI 4,077 ▼0.9 %
EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819 EUR/USD 1.1205 EUR/GBP 0.8347 EUR/CHF 0.9188 EUR/ALL 90.9298 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6387 EUR/TRY 56.2656 EUR/JPY 177.07 EUR/CAD 1.5819
10 Nën 2026
Breaking
Kronika

Çuçi me ambasadorët e vendeve të BE-së: Mbështetje për forcimin e sigurisë së sistemeve dixhitale të Policisë

Ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi, zhvilloi sot një takim me ambasadoren e Delagacionit të BE në Tiranë, Christiane Hohmann dhe ambasadorët e të gjithë vendeve të tjera të unionit.

Në një postim në rrjetet sociale, Çuçi bën me dije se gjatë këtij takimi u diskutua mbi rezultatet dhe sfidat në fushën e punëve të brendshme teksa rrugëtimi ynë drejt aderimit të plotë ka marrë një ritëm të ri”.

Ministri shprehet se me diplomatët e Bashkimit Europian ka ndarë edhe vizionin për reformimin e Policisë Kriminale, si një hallkë e rëndësishme në luftën kundër krimit të organizuar.

“Pata mundësinë të diskutoja me ta për çështje që lidhen me Kapitullin 24 në procesin e negociatave me BE-në dhe ndava vizionin tonë për reformimin e Policisë Kriminale, si “kali ynë i betejës” në luftën kundër krimit të organizuar”, nënvizoi Çuçi.

Çështje tjetër e rëndësishme që u diskutua ishte sulmi kibernetik ndaj sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit.

“Shpreha gjithashtu shqetësimin për sulmin kibernetik dhe kërkova mbështetje nga vendet e BE-së për forcimin e sigurisë së sistemeve dixhitale të Policisë së Shtetit”, thotë Ministri i Brendshëm.

Teksa u vlerësuan arritjet e vendit tonë në disa fusha, gjatë diskutimit u vu theksi tek domosdoshmëria e vijimit të angazhimit në procesin e reformave për forcimin e instrumentave kundër krimit të organizuar, korrupsionit dhe çdo forme tjetër paligjshmërie.

“Shqipëria jep një kontribut të qenësishëm në sigurinë e unionit kur vjen puna tek adresimi i sfidave të përbashkëta si flukset migratore të paligjshme; lufta kundër trafikut të drogës; kontrabandimi, trafiku i qënieve njerëzore; pastrimi i parave dhe çdo formë tjetër krimi transnacional”, shprehet ministri Çuçi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.