🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 13 March 2026
S&P 500 6,673 ▼1.52%
DOW 46,678 ▼1.56%
NASDAQ 22,312 ▼1.78%
NAFTA 95.95 ▲0.23%
ARI 5,097 ▼0.56%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
₿ CRYPTO
BTC $72,162 ▲ +3.13% ETH $2,122 ▲ +3.26% XRP $1.4319 ▲ +3.74% SOL $89.7700 ▲ +4.24%
S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.95 ▲0.23 % ARI 5,097 ▼0.56 % S&P 500 6,673 ▼1.52 % DOW 46,678 ▼1.56 % NASDAQ 22,312 ▼1.78 % NAFTA 95.95 ▲0.23 % ARI 5,097 ▼0.56 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8628 EUR/CHF 0.9041 EUR/ALL 96.1954 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4310 EUR/TRY 50.9336 EUR/JPY 183.50 EUR/CAD 1.5700
13 Mar 2026
Breaking
Kronika

“Çuka” çon në pranga 41-vjeçarin që shpërndante kokainë në Sarandë, e përpunonte në një garazh

“Në vijim të punës për goditjet e njëpasnjëshme të veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar në informacionet se dy shtetas posedonin dhe merreshin me shpërndarjen e lëndëve narkotike kokainë, pas një punë të mirëfilltë disa javore, Seksioni për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë, në bashkëpunim me  strukturat e DVP Vlorë dhe grupin e FNSH-së, zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Çuka”, në kuadër të të cilit u arrestua në flagrancë shtetasi:

Romeo Laze, 41 vjeç  dhe u shpallë në kërkim shtetasi B. Ç., 26 vjeç, banues të dy në Sarandë”, njofton policia.

Mësohet se të dy këta shtetas kishin përshtatur një ambient (garazh), në lagjen nr.4, Sarandë, për përpunimin e lëndës narkotike të llojit “Kokainë” dhe e shpërndanin atë, në sasi, në zona të ndryshme të qytetit të Sarandë dhe Ksamilit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në momentin e arrestimit të Romeo Lazes, Policia gjetei dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, doza me lëndë të dyshuar kokainë.

“Në vijim të kontrolleve të ushtruara në banesat, automjetet dhe motomjetet që këta dy shtetas përdornin, u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale, 1 kilogram e 255 gramë lëndë e dyshuar narkotike e llojit “Kokainë”, një pjesë e të cilës ishte e ndarë në doza gati për shitje, 1 armë gjahu dhe muncionon luftarak, 3 peshore elektronike, një presë metalike, një shumë e konsiderueshme parash në lekë, euro dhe dollarë, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike, 4 targa automjetesh dhe 1 pajisje DVR..

Gjithashtu u sekuestruan  3 automjetet dhe 3 motomjetet me të cilin këta shtetas qarkullonin për të shitur lëndën narkotike”, bën të ditur policia.

Materialet iu referuan për veprime të mëtejshme, Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, për veprat penale penale  “Prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike” ,“Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe ”Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe e municionit” të kryera në bashkëpunim.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.