Tiranë 25°C · Pjesërisht vranët 22 May 2026
S&P 500 7,499 ▲0.71%
DOW 50,773 ▲0.97%
NASDAQ 26,467 ▲0.66%
NAFTA 96.82 ▲0.49%
ARI 4,519 ▼0.53%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
₿ CRYPTO
BTC $76,981 ▼ -1.29% ETH $2,126 ▼ -1.08% XRP $1.3571 ▼ -1.72% SOL $86.9700 ▼ -0.8%
S&P 500 7,499 ▲0.71 % DOW 50,773 ▲0.97 % NASDAQ 26,467 ▲0.66 % NAFTA 96.82 ▲0.49 % ARI 4,519 ▼0.53 % S&P 500 7,499 ▲0.71 % DOW 50,773 ▲0.97 % NASDAQ 26,467 ▲0.66 % NAFTA 96.82 ▲0.49 % ARI 4,519 ▼0.53 %
EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988 EUR/USD 1.1610 EUR/GBP 0.8648 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 95.3662 EUR/MKD 61.6974 EUR/RSD 117.4178 EUR/TRY 53.0567 EUR/JPY 184.67 EUR/CAD 1.5988
22 May 2026
Breaking
Zgjedhjet lokale 2015

Çupi: Ja pse dëshmia e Eric Wend sinjalizon qasje të re diplomatike të SHBA-së në rajon

Analisti Frok Çupi ka komentuar dëshminë në Senatin amerikan të Eric Wend, kandidatit për ambasador të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri, duke e cilësuar atë si një figurë që shënon një qasje të re në marrëdhëniet diplomatike.

Sipas Çupit, emërimi i Wend përfaqëson një ndryshim në mënyrën se si SHBA e koncepton praninë diplomatike në rajon, duke e zhvendosur atë drejt një “diplomacie publike”, ku ambasadori është më i ekspozuar dhe më aktiv në komunikimin publik.

Ai shtoi se rajoni ka nevojë për një vëmendje më të shtuar ushtarake dhe se Tirana po shfaqet si një qendër e rëndësishme për çështjet e mbrojtjes.

“Ky është ambasadori i parë që tërheq kaq shumë vëmendje, si për shkak të situatave aktuale, ashtu edhe për shkak të personalitetit të tij. Ai është gjeneral në rezervë, një njeri me kontribute të mëdha në ushtrinë amerikane, i cili ka arritur në majat e drejtimit të forcave speciale të SHBA-së, dhe kjo ka një vlerë të veçantë për Shqipërinë.

Duhet thënë se asgjë nuk bëhet rastësisht, por ajo që vlen të theksohet është se ky rajon ka nevojë për një vëmendje më të madhe në aspektin e sigurisë. Tirana është zgjedhur si një vend ku priten investime në fushën e mbrojtjes.

Me këtë ambasador mund të thuhet se ka ndryshuar realisht diçka dhe duket se kemi dalë nga diplomacia klasike. Po hyjmë në një diplomaci publike, ku ambasadori vjen si i emëruar politikisht dhe si një aktor publik në Shqipëri.

Ai është angazhuar që të jetë vazhdimisht i pranishëm në publik dhe me njerëzit, dhe si i tillë nuk do të qeverisë më përmes prapaskenave.

Një tjetër çështje është se në Senat është folur me simpati për kryeministrin e Shqipërisë, gjë që është më shumë një sinjal kritik, sepse e gjithë vëmendja shkon që ai t’i shohë gjërat sy më sy me kryeministrin. Ky është një sinjal që SHBA vjen me një qasje të re”, u shpreh ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.