Kronika
Dako: Akuzat e PD, shpifje
Kreu i Bashkisë së Durrësit Vangjush Daku, për të cilin opozita thotë se është përgjuar nga partneret në biseda me elementë të krimit, hodhi poshtë më forcë akuzat, duke i quajtur shpifje të opozitës.
“E kam dhënë përgjigjen time. Jam shumë i qetë dhe vazhdojmë të punojmë për qytetarët. Nuk i marr në konsideratë. Janë thjeshtë thashethemnaja për të baltosur Durrësin, sepse kanë mbetur mjeranë dhe janë katandisur me katër deputetë”, tha Dako.