☁️
Tiranë 17°C · Vranët 30 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,880 ▼0.88%
NASDAQ 25,404 ▼2.98%
NAFTA 104.58 ▲2.53%
ARI 3,905 ▼3.13%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
₿ CRYPTO
BTC $77,244 ▼ -4.95% ETH $2,223 ▼ -5.63% XRP $1.2449 ▼ -4.19% SOL $94.8200 ▼ -6.98%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,880 ▼0.88 % NASDAQ 25,404 ▼2.98 % NAFTA 104.58 ▲2.53 % ARI 3,905 ▼3.13 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,880 ▼0.88 % NASDAQ 25,404 ▼2.98 % NAFTA 104.58 ▲2.53 % ARI 3,905 ▼3.13 %
EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616 EUR/USD 1.1162 EUR/GBP 0.8358 EUR/CHF 0.9220 EUR/ALL 90.8006 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5118 EUR/TRY 55.7426 EUR/JPY 176.24 EUR/CAD 1.5616
30 Tet 2026
Breaking
Politika

Debati i politikës, “hashashi”, “Habilajt” dhe akuzat për lobimin e PD

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha përsëriti këtë të premte se aksioni për kapjen e kokave të policisë është dekonspiruar.

 Sipas Bashës, Edi Rama nuk mund të lejonte arrestimin e njerëzve që mund të luanin rol në inkriminimin e atij vetë.

“Edi Rama nuk mund të lejojë arrestimin e njerëzve në inkriminimin e drejtpërdrejtë të Saimir Tahirit, të ministrit të Brendshëm dhe të vetë Edi Ramës, Policia e Shtetit dhe Ministria e Brendshme kanë funksionuar si një organizatë kriminale me një kupolë kriminale në krye”, tha Basha.

Sipas kryetarit të Partisë Demokratike, Vettingu duhet te përfshijë jo vetëm Policinë, por edhe Ministrinë e Brendshme.

Ministria e Brendshme, sipas Bashës, ka nevojë për spastrim, kurse qeveria duhet dekriminalizuar. Për herë të parë Basha iu përgjigj edhe akuzave që i bëjnë socialistët për 1 mln dollarë të padeklaruar të përdorur për lobim në Shtetet e Bashkuara.

“Është një shashkë e bazuar në mashtrime, e cila nuk mund të largojë vëmendjen nga skandalet e jashtëzakonshme të kësaj qeverie”, u shpreh kreu i PD.

Por Partia Socialistë nuk u mjaftua me këtë shpjegim.

“Këta që flasin për ditë për para të pista, për vota të blera, ku i kanë gjetur 1 mln dollarë? Pse PD ka përdorur llogaritë e një kompanie offshore për të bërë pagesa në emër të kësaj partie”, u shpreh Gjylameti.

Në lojën e akuzave dhe kundër-akuzave u përfshi edhe kreu i bashkisë së Durrësit, Vangjush Dako, për të cilin opozita thotë se është përgjuar nga partneret në biseda me elementë të krimit. Zoti Dako hodhi poshtë forcë akuzat, duke i quajtur shpifje të opozitës.

“Nuk i marr në konsideratë. Janë thjesht thashethemnaja, për të baltosur Durrësin sepse kanë mbetur mjeranë me 4 deputetë dhe kjo i shqetëson shumë”, tha Dako.

1 Koment

  • petrit 25 Nëntor 2017, 21:48

    Basha.peshqit e mbedhenj ne shqiperi jane1)Nipi i hajdutit Ahmet zogu,Leka Zogu2) Lavirja Nexhmije hoxha dhe kopeja e saj3)kopete e hajduteve Fatos Nano dhe Ilir Meta4)kopeja e Sali Berishes,Lulezim bashes,Bujar Nishanit,Adriatik LLalla,Xhezair zaganjori,Noka,Paloka Kastriot Islami,Rexhep Mejdani dhe deputetet e PD,LSI,PS qe po sabotojne reformen ne drejtesi.Te gjithe peshqit e mbedhenj do te digjen te gjalle ne zjarrin e inkuzicionit dhe hiri ityre do flaket ne det.

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.