Dalin rezultatet e para në zgjedhjet e Hungarisë, kryeson opozita
Rezultatet e para paraprake nga zgjedhjet parlamentare në Hungari tregojnë një avantazh të forcës politike Tisza, të udhëhequr nga Peter Magyar, ndaj partisë Fidesz të kryeministrit Viktor Orbán.
Sipas të dhënave të bazuara në numërimin e 14,7% të votave, Tisza projektohet të sigurojë rreth 125 vende në Parlamentin me 199 ulëse.
Ndërkohë, një tjetër përditësim më i hershëm, i bazuar në numërimin e 6,5% të votave, i jepte Tiszës 110 mandate, kundrejt 71 mandateve për Fidesz dhe 9 mandateve për partinë e ekstremit të djathtë Mi Hazánk.
Të dhënat janë raportuar nga The Guardian, por duhet të interpretohen me kujdes, pasi balancat mund të ndryshojnë shpejt gjatë procesit të numërimit.
Një projekcion i mëhershëm, i bazuar vetëm në 3% të votave të numëruara, kishte nxjerrë fillimisht në avantazh Fidesz.
The post Dalin rezultatet e para në zgjedhjet e Hungarisë, kryeson opozita appeared first on Euronews Albania.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.