Bota

Danimarka do të blejë të dhënat e “Panama Papers”

Qeveria e Danimarkës ka vendosur të blejë të dhënat e grumbulluara nga ekipi që nxorri në dritë të ashtëquajturin skandali i ‘Panama Pappers’.

Lami është konfirmuar nga ministri Karsten Lauritzen, i cili tha se ekzekutivi danez ka pranuar një ofertë të ardhur gjatë muajve të verës për të përvetësuar informacione që lidhen me këtë cështje.

Identiteti i shitësve të këtyre informacioneve nuk është bërë i ditur, por raportohet se ata kanë të dhëna për afro 600 qytetarë që jetojnë në Danimarkë dhe që kanë fshehur një pjesë të pasurive përmes kompanive off-shore.

Në fjalën e tij, ministri u shpreh se vendimi për të blerë të dhënat është marrë për të treguar respekt ndaj të gjithë taksapaguesve të ndershëm danezë. Ai shtoi se informacionet që pritet t’u kalojnë prokurorëve mund t’i ndihmojnë autoritetet që të hedhin dritë mbi personat që u shmangen detyrimeve.

Zyrtari i qeverisë nuk ka pranuar që të zbulojë shumën e parave që është kërkuar në këmbim të informacioneve, por burime pranë ekzekutivit danez kanë raportuar për mediat se  bëhet fjalë për afro 1.2 milionë eurosh.

Skandali Panama Pappers lidhet me një firmë ligjore të quajtur Mosak Fonseka e cila kishte ndihmuar personalitete të ndryshme për të fshehur pasuritë. Ky skandal u ekspozua nga një grup gazetarësh investigativë që vinin nga mbarë bota, të cilët analizuan plot 11.5 milionë dokumenta të kësaj kompanie.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button