Politika

Darka e Krishtlindjeve-Nishani: Feja është instrument paqeje dhe dashurie

Presidenti i Republikës Bujar Nishani, organizoi të shtunën në mbrëmje, një darkë me rastin e festës së Krishtlindjeve, në ambjentet e Presidencës, me pjesëmarrjen e përfaqësuesve nga komunitetet fetare në vend, zyrtarë, drejtues e të ftuar të tjerë.
Presidenti Nishani, në fjalën e mbajtur me këtë rast tha se “feja është një instrument paqeje dhe dashurie dhe kjo darkë mbahet në shenjë të respektit reciprok mes bashkësive fetare”.

“Sot krenohemi me shqiptarët për bashkëjetesën e tyre fetare, theksoi Kreu i Shtetit, ndërsa i shprehu bashkësisë ortodokse shqiptare si edhe asaj katolike e ungjillore, konsideratën më të lartë për gjithçka ata përfaqësojnë për vendin tonë, për gjithçka kanë bërë për njeriun.

Brenga ime, tha Presidenti eshte mungesa e Imzot Rrok Mirdita.

” Kemi forcën të mposhtim çdo tentativë që tenton të zbehë trashëgiminë tonë. Falënderoj klerikët, edhe njëherë për shumë mot Gëzuar Krishtlindjet!”, tha Presidenti Nishani.
Shenjtërimi i Nënë Terezës, ka shtuar më tej presidenti, është një ngjarje historike. e,x

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button