Politika
Darka Rama-Meta, deklaratat e LSI dhe 5 vjetori i “21 Janarit”
Kryeministri Edi Rama dhe Kryetari i LSI-së, Ilir Meta, kanë darkuar së bashku mbrëmjen e së mërkurës në një prej restoranteve të kryeqytetit. Takimi mes tyre ka përfunduar pak pas mesnate, ndërsa në fund pati edhe një shtrëngim duarsh.
Takimi erdhi pas deklaratave kontradiktore të LSI-së. Në fillim Luan Rama ishte kritik ndaj qeverisë dhe vetëm pak orë më pas Petrit Vasili, në emër të kësaj partie, tha se deklaratat e tij ishin personaledhe jo zyrtare të Lëvizjes Socialiste për Integrim.
Ky takim vjen vetëm pak orë para se sot në Tiranë të përkujtohet 5 vjetori i “21 Janarit”, protestës së 5 viteve më parë, ku 4 protestues mbetën të vrarë në bulevard.