☀️
Tiranë 19°C · Kthjellët 28 Tetor 2026
S&P 500 7,729 ▲0.08%
DOW 52,439 ▲0.12%
NASDAQ 26,476 ▼0%
NAFTA 101.90 ▲2%
ARI 4,064 ▼0.27%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
₿ CRYPTO
BTC $80,833 ▲ +1% ETH $2,341 ▲ +0.83% XRP $1.3200 ▲ +0.56% SOL $101.2800 ▲ +1.03%
S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 % S&P 500 7,729 ▲0.08 % DOW 52,439 ▲0.12 % NASDAQ 26,476 ▼0 % NAFTA 101.90 ▲2 % ARI 4,064 ▼0.27 %
EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639 EUR/USD 1.1143 EUR/GBP 0.8366 EUR/CHF 0.9232 EUR/ALL 90.8027 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5053 EUR/TRY 55.4790 EUR/JPY 175.89 EUR/CAD 1.5639
28 Tet 2026
Breaking
Rajoni

Darmanoviç-Memmedyarov: “Gazi natyror i Azerbajxhanit do të krijojë diversitet resursesh në Mal të Zi”

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi: “Azerbajxhani është partneri ynë strategjik. Arritja e gazit të Azerbajxhanit në kufijtë tonë do të na ofrojë mundësi për diversitet resursesh dhe do t’i zhvillojë marrëdhëniet tona ekonomike”

Ministri i Jashtëm i Malit të Zi, Sërxhan Darmanoviç, tha se gazi natyror i Azerbajxhanit i cili do të transportohet përmes gazsjellësit Trans-Anatolian (TANAP) dhe atij Trans-Adriatik (TAP) do të krijojë mundësi për diversitet resursesh në Malin e Zi.

Në një konferencë të përbashkët për media pas takimit me Elmar Memmedyarov, homologun e tij nga Azerbajxhani, ku Darmanoviç gjendet për vizitë zyrtare, shefi i diplomacisë malazeze shprehu përgëzimet e tij për Linjën Hekurudhore Baku-Tbilis-Kars (BTK), e cila u hap më 30 tetor, duke e cilësuar atë si një projekt strategjik që lidh Lindjen dhe Perëndimin.

Duke folur për gazin e Azerbajxhanit i cili planifikohet të transportohet në Evropë përmes gazsjellësve TANAP dhe TAP, ai tha: “Azerbajxhani është partneri ynë strategjik. Arritja e gazit të Azerbajxhanit në kufijtë tonë do të na ofrojë mundësi për diversitet resursesh dhe do t’i zhvillojë marrëdhëniet tona ekonomike”.

Nga ana tjetër, Memmedyarov theksoi se është diskutuar në lidhje me çështje të energjisë. “Mali i Zi ka shprehur interesim për gazin natyror të Azerbajxhanit. Marrëdhëniet tona politike janë në nivel të mirë. Duhet t’i zhvillojmë edhe marrëdhëniet ekonomike”, tha Memmedyarov.

Në kuadër të vizitës së tij, ministri i Jashtëm i Malit të Zi është takuar edhe me presidentin e Azerbajxhanit, Ilham Aliyev.

Ndryshe, projekti TANAP synon të sjellë gazin natyror që prodhohet në fushën e gazit Shah Deniz-2 të Azerbajxhanit dhe zona të tjera të Detit Kaspik, kryesisht në Turqi, por edhe në Evropë, përmes Gazsjellësit Trans-Adriatik (TAP).

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.