☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 04 Tetor 2026
S&P 500 7,723 ▲0.73%
DOW 51,177 ▲0.49%
NASDAQ 27,191 ▲1.19%
NAFTA 91.11 ▼1.9%
ARI 4,162 ▼0.95%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
₿ CRYPTO
BTC $85,290 ▲ +0.84% ETH $2,704 ▲ +0.84% XRP $1.5011 ▲ +1.2% SOL $121.5400 ▲ +1.81%
S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 % S&P 500 7,723 ▲0.73 % DOW 51,177 ▲0.49 % NASDAQ 27,191 ▲1.19 % NAFTA 91.11 ▼1.9 % ARI 4,162 ▼0.95 %
EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031 EUR/USD 1.1251 EUR/GBP 0.8509 EUR/CHF 0.9325 EUR/ALL 92.0710 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.4787 EUR/TRY 55.2893 EUR/JPY 178.17 EUR/CAD 1.6031
04 Tet 2026
Breaking
roze

Dasma e vitit në horizont: Dua Lipa dhe Callum Turner drejt altarit në Palermo!

Këngëtarja e mirënjohur Dua Lipa dhe aktori Callum Turner pritet të kurorëzojnë lidhjen e tyre me martesë në Palermo këtë shtator, në një ceremoni që po përflitet si një nga eventet më ekskluzive të vitit. Sipas mediave italiane, festimet e dasmës do të zgjasin tre ditë, nga 5 deri më 7 shtator, me darka gala dhe festa private.

Çifti thuhet se ka rezervuar në Villa Igiea, në hotelin luksoz me pamje nga deti, ku Dua Lipa është rikthyer sërish javën e kaluar në fshehtësi për të përfunduar detajet e ceremonisë.

Me të ishte edhe stilistja Donatella Versace, pasi fustani i nusërisë pritet të jetë i realizuar nga Versace. Sipas raportimeve, më 5 qershor në Villa Igiea do të zhvillohen edhe provat e fustanit.

Në Palermo pritet të mbërrijë edhe Elton John, i cili konsiderohet një nga miqtë më të afërt të çiftit dhe mund të jetë pjesë e ceremonisë.

Dua Lipa ka treguar prej kohësh se ka një lidhje të veçantë me Palermon. Verën e kaluar ajo dhe Callum Turner u panë duke shëtitur në qytet, ndërsa këngëtarja postoi në Instagram foto nga pushimet me mbishkrimin: “Palermo në zemrën time”.

Dua Lipa dhe aktori Callum Turner u përfolën për një lidhje për herë të parë në fillim të vitit 2024, pasi u panë shpesh bashkë në evente dhe udhëtime. Çifti ka preferuar ta mbajë lidhjen larg mediave, por gjatë muajve të fundit raporti i tyre është konsoliduar duke e çuar marrëdhënien në një hap më larg, drejt martesës.

Callum Turner njihet për rolet në “Fantastic Beasts: The Crimes of Grindelwald” dhe serialin “Masters of the Air”, ndërsa Dua Lipa është një nga këngëtaret më të suksesshme botërore me hite si “Levitating” dhe “New Rules”.

/tvklan.al

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.