Kelly Osbourne flet për ndarjen nga Sid Wilson: lidhja nuk ishte e shëndetshme
Në një intervistë të re për The Telegraph, Kelly Osbourne jep komentin e saj të rrallë për fundin e fejesës me muzikantin e Slipknot.
Kelly Osbourne, 42 vjeçe, ka dhënë një koment të rrallë për ndarjen nga i fejuari i saj, muzikanti Sid Wilson, 49 vjeç, në një intervistë të re për The Telegraph, të publikuar të shtunën, më 28 nëntor, siç njofton Just Jared. “Vendosa që lidhja në të cilën isha nuk ishte e shëndetshme”, u shpreh ajo, duke mos dhënë detaje të mëtejshme për fundin e fejesës.
Lajmi për ndarjen ishte konfirmuar për Just Jared që në muajin mars, vetëm tetë muaj pasi çifti ishte fejuar.
Kelly dhe Sid njihen prej më shumë se 25 vitesh, por lidhjen e tyre romantike e nisën vetëm në janar të vitit 2022. Në nëntor të vitit 2022, çifti mirëpriti në jetë djalin e tyre, Sidney.
Sid i propozoi Kelly-t për martesë në prapaskenë të koncertit të fundit të Black Sabbath të babait të saj të ndjerë, Ozzy Osbourne, më 5 korrik 2025. Ozzy ndërroi jetë vetëm pak javë më vonë.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.