🌤️
Tiranë 13°C · Kryesisht kthjellët 26 April 2026
S&P 500 7,165 ▲0.8%
DOW 49,231 ▼0.16%
NASDAQ 24,837 ▲1.63%
NAFTA 94.40 ▲0%
ARI 4,741 ▲0%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
₿ CRYPTO
BTC $78,286 ▲ +1.14% ETH $2,366 ▲ +2.36% XRP $1.4286 ▲ +0.56% SOL $86.8000 ▲ +1.12%
S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▲0 % ARI 4,741 ▲0 % S&P 500 7,165 ▲0.8 % DOW 49,231 ▼0.16 % NASDAQ 24,837 ▲1.63 % NAFTA 94.40 ▲0 % ARI 4,741 ▲0 %
EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012 EUR/USD 1.1709 EUR/GBP 0.8671 EUR/CHF 0.9199 EUR/ALL 95.5084 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4369 EUR/TRY 52.7311 EUR/JPY 186.75 EUR/CAD 1.6012
26 Apr 2026
Breaking
Sporti

De Biasi: Kjo është arsyeja pse Europa duhet të jetë tifoze e Shqipërisë

Giani De Biasi mendon se të gjithë duhet të jenë tifozë me Shqipërinë, një vend i vogël i cili ka kaluar çdo parashikim të mundshëm, pavarësisht vështirësive me të cilat është përballur.

Në intervistën e dhënë për “La Reppublica”, trajneri i Kombëtares shqiptare, Gianni de Biasi ka shpjeguar arsyen kryesore pse sipas tij, çdokush duhet të mbështesë kombëtaren kuqezi gjatë ‘Euro 2016’.

“Në fillim nuk më ofruan një projekt, por një aventurë për t’u jetuar. Vendimtar ishte fakti që mund të zgjedhja njerëzit, metodat, gjithçka. Mund të bëja punën time siç më pëlqen mua”, tha ai, duke treguar edhe se si kishte ndërtuar një kombëtare mbarëkombëtare.

“Sot Shqipëria është e përbërë nga 70% myslimanë, 20% ortodoksë dhe 10% katolikë. Djemtë e mi janë kosovarë, maqedonas, shumë janë të rritur në Zvicër. U kemi dhënë një fanellë të përbashkët fëmijëve të diasporës. Vijnë nga realitete të ndryshme, duan të rifitojnë kohën e humbur. Mishi ishte arsyeja kryesore e largimit të prindërve të tyre. Nuk u larguan për të jetuar më mirë, por thjesht për të jetuar. Tani skuadra ime është një projektim në fushë i ëndrrës së Brukselit. Europa duhet të bëjë tifo për ne”, shtoi De Biasi, shkruan PS.

“Shpesh është nevojë, shpesh duhet të jesh mendjemprehtë. Për shumë vite, kundërsulmi është denigruar. Për snobizëm. Shumëkush mendon se është e lehtë të luash kështu, por në fakt duhet të lëvizësh të gjithë së bashku dhe të krijosh hapësira. Diferencën e bëjnë lojtarët e mëdhenj, është e lehtë të dukesh i bukur kur ke Neimar dhe Mesin”.

Pasi saktësoi se e kishte për krenari faktin që i ishte dhënë pasaporta shqiptare, De Biazi vlerësoi edhe një herë entuziazmin shqiptar. “Ne shpresojmë të kalojmë turin. Por në Shqipëri, futbolli është faktor gëzimi. Është një nga mënyrat se si populli kërkon të kthehet të jetojë. Gëzimin që mbërritëm këtu nuk na e heq dot askush”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.