☁️
Tiranë 19°C · Vranët 29 Tetor 2026
S&P 500 7,726 ▼0.23%
DOW 52,365 ▼0.21%
NASDAQ 26,253 ▼1.12%
NAFTA 100.26 ▼2.45%
ARI 4,035 ▼0.4%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
₿ CRYPTO
BTC $81,684 ▲ +1.32% ETH $2,366 ▲ +1.33% XRP $1.3064 ▼ -0.43% SOL $102.3800 ▲ +1.27%
S&P 500 7,726 ▼0.23 % DOW 52,365 ▼0.21 % NASDAQ 26,253 ▼1.12 % NAFTA 100.26 ▼2.45 % ARI 4,035 ▼0.4 % S&P 500 7,726 ▼0.23 % DOW 52,365 ▼0.21 % NASDAQ 26,253 ▼1.12 % NAFTA 100.26 ▼2.45 % ARI 4,035 ▼0.4 %
EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622 EUR/USD 1.1146 EUR/GBP 0.8373 EUR/CHF 0.9239 EUR/ALL 90.8850 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5429 EUR/TRY 55.5644 EUR/JPY 176.00 EUR/CAD 1.5622
29 Tet 2026
Breaking
Kosova

Debat i tensionuar në Kuvendin e Kosovës, deputeti i Vetëvendosjes: Thaçi do ketë fatin e Murselit!

Një debat i tensionuar ka përfshirë seancën e sotme parlamentare në Kosovë, ku deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, kanë nxitur reagime të forta nga radhët e opozitës.

Një debat i tensionuar ka përfshirë seancën e sotme parlamentare në Kosovë, ku deklaratat e deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Fatos Geci, kanë nxitur reagime të forta nga radhët e opozitës.

Geci, duke përshëndetur vendimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë për dënimin e Naim Murselit, ka bërë një paralele të papritur duke deklaruar se të njëjtin fat do ta ketë edhe ish-presidenti Hashim Thaçi, i cili po akuzohet në Dhomat e Specializuara në Hagë.

Kjo deklaratë erdhi si kundërpërgjigje ndaj deputetit të Partisë Demokratike të Kosovës, Arian Tahiri, i cili gjatë debatit u shpreh se deputetët e pushtetit kanë nisur të dridhen pasi po e ndjejnë erën e rikthimit të Thaçit.

Geci iu drejtua deputetëve të PDK-së duke thënë se ata që shpresojnë në lirimin e liderit të tyre suprem, do të zhgënjehen pasi ai do të ketë fatin e njëjtë me të dënuarit e sotëm. Pas kësaj gjuhe, kryeparlamentarja Albulena Haxhiu ia tërhoqi menjëherë vërejtjen deputetit Geci, ndërsa reagoi ashpër deputetja Vlora Çitaku nga PDK.

Ajo tha se Geci nuk e meriton të quhet as deputet ndërsa shtoi se i duket e pabesueshme që “nga foltorja e Kuvendit të Kosovës vjen një lutje në formë urimi për burg të përjetshëm për njerëzit që kanë luftuar për lirinë e këtij vendi”.

Kryeparlamentarja Albulena Haxhiu dhe shefja e grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci nxituan të distancohen nga gjuha e Gecit duke thënë se nuk përfaqësojnë qëndrimet e partisë së tyre.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.