Tirana-Dinamo në RTSH, Klafuriç: I pakënaqur me rezultatin, e kontrolluam ndeshjen
Trajneri i Tiranës, Dean Klafuriç foli për RTSH Sport pas përfundimit të derbit ndaj Dinamos. Tekniku i bardhebluve nuk është i kënaqur me rezultatin përfundimtar, ndonëse skuadra e tij kontrolloi ndeshjen.
“Në situata kur ke një lojtar më shumë, padyshim pret të fitosh ndeshjen dhe sidomos kur shënon golin e 1-0. Po, ne kishim kontroll të ndeshjes, në situatën kur pësuam 1-1 dhe edhe më vonë ne kishim situata të shënonim golin e dytë. Për fat të keq nuk ia dolëm, ky është futbolli. Dinamo është një skuadër shumë e mirë, e dimë. Janë të organizuar edhe me një lojtar më pak. Janë në formë të mirë e me formacion të mirë, shumë agresivë dhe ishin shumë mirë sot.
Unë nuk jam i kënaqur. Sa i përket agresivitetit, nuk jam i kënaqur, por lojtarët donin ta fitonim ndeshjen. Çdokush do ta fitojë ndeshjen, por duhet të jemi më agresivë në duele, si në ndeshjen me Vllazninë dhe sot. Nuk jam i kënaqur me këtë pjesë të lojës.
Unë mendoj se e kontrolluam ndeshjen, ishte e dukshme që e kontrolluam ndeshjen. Nuk mund të dalësh para kur je 1-0 për të kërkuar golin e dytë, por ishim 1-0 dhe kontrollonim ndeshjen. Kishim disa mundësi, por pas situatës me zëvendësimet, ne pësuam gol. Nuk është se ndaluam së luajturi, u munduam të kërkonim fitoren dhe kishim kontrollin. Edhe pas golit të barazimit kishim dy raste të pastra”, ka thënë mes të tjerash Klafuriç.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.