Tirana-Dinamo në RTSH, Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër …
Trajneri i Dinamos, Ilir Daja foli për RTSH Sport pas përfundimit të derbit ndaj Tiranës, që u mbyll pa fitues, në barazim 1-1. Tekniku i bluve ka komentuar kartonin e kuq
“Pse u luajt derbi në 13:30? Ngaqë ka edhe ngjeshje ndeshjesh, ndoshta edhe mund të ishte edhe më herët, edhe për ne e Tiranën. Në një kohë më të përshtatshme mund të kishte edhe më shumë tifozë e spektakël. Kjo është pyetja që bëra unë, ku stadiumi është edhe me ndriçim.
Kur i thashë pse të nxori të kuq, më thotë që m’u kthye anësori shumë keq dhe i thashë: “Po pate mundësi, mos e bëj kaq të madhe”, dhe pastaj thirri arbitrin. Ajo që ta mbyll, se do të filloj të dal nga vetja, është po e njëjta ndeshje si vjet në “Selman Stërmasi”. Është i njëjti arbitër. Kanë kaluar nëntë javë nga dënimi im i fundit nga ky arbitër, me Egnatian në finalen e Kupës.
Nuk na kishte arbitruar, por vjen e bën përsëri. Nuk e di me këtë, është spanjolli që i cakton apo Jareci, por nuk është e drejtë. Që nuk është e drejtë, nuk është e drejtë. Pjesën tjetër gjykojeni ju, se të detyrojnë të dalësh nga vetja”, ka thënë mes të tjerash Daja.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.