☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.39 ▲0.5%
ARI 4,581 ▲0.51%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,346 ▲ +0.04% ETH $2,054 ▲ +0.51% XRP $1.3216 ▼ -2.29% SOL $83.0100 ▼ -0.69%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.39 ▲0.5 % ARI 4,581 ▲0.51 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Rajoni

Debat rreth hapave të Kroacisë në zbatimin e udhëzimeve të BE-së

Disa i shohin udhëzimet e BE-së si të dobishme, ndërsa të tjerë si të tepërta për bizneset. Blogerë në Kroaci po debatojnë mbi vonesat në paraqitjen e udhëzimeve të BE-së në legjislacionin vendas, ndërsa Bashkimi ecën përpara për të nisur veprime ligjore.

7-or-9-night-best-of-croatia-tour-zagreb-split-hvar-korcula-and-in-zagreb-142523BE i ka dërguar qeverisë së Kroacisë 18 nota zyrtare si pjesë e procesit para-gjyqësor, një praktikë standarte për anëtarë që nuk njoftojnë Bashkimin për rregullimin e udhëzimeve të tij.
Prej vendeve pritet që të dërgojnë “vëzhgime” pranë Komisionit Evropian për të shmangur paraqitjen para gjykatës. “Janë mbyllur nëntë çështje, i janë dërguar përgjigje Komisionit Evropian për katër çështje dhe në pesë çështje duhet të dërgojë një përgjigje (brenda afateve të dhëna që nuk janë shkelur),” tha për SETimes në një deklaratë Ministria e Punëve të Jashtme dhe Evropiane të Kroacisë.
Shumica e notave të BE-së këtë vit lidhen me kategorinë e shëndetit dhe konsumatorëve, si edhe tregun e brendshëm dhe shërbimet. Kroacia ka marrë një notë tjetër në fund të korrikut në lidhje me një udhëzim të BE-së për efikasitetin e energjisë. Mund të jetë më e logjikshme që të matet paraqitja e Kroacisë në bazë ditore, duke qenë se vendi nuk ka pasur të njëjtat kërkesa përpara anëtarësimit si vendet e tjera të BE-së, tha Antoni Gravili, zëdhënës i Maros Sefkoviç, zëvendës/president i Komisionit Evropian përgjegjës për marrëdhëniet ndër-institucionale dhe administratën.
“Nuk ekziston [një organ para dhe pas-monitorues] sepse Kroacisë, ndryshe nga Bullgaria dhe Rumania, iu desh të ishte plotësisht e përgatitur përpara anëtarësimit. Prandaj, nuk ka vërtet logjikë të krahasohet përpara dhe pas. Përpara, Kroacia bëri gjithçka që duhej të bënte për anëtarësimin,” tha Gravili për SETimes. Ministria tha se BE ka vendosur një afat përfundimtar për t’u përgjigjur brenda dy muajve.
“Në çdo rast, kjo është procedurë paragjyqësore e cila, në varësi të përgjigjes, nuk duhet të rezultojë në gjyq, që më pas do të sjellë gjoba. Kroacia po punon që t’a integrojë këtë udhëzim në legjislacionin e saj,” tha ai. Blogerë nuk pajtohen nëse udhëzimet e BE-së janë të dobishme për ekonominë në kohë krize. Blogeri Miodrag Sajatoviç tha se çertifikatat e energjisë të kërkuara nga BE për disa ndërtesa janë një nga shembujt e rregulloreve të tepruara për të cilin qeveria duhet të veprojë për të mbrojtur qytetarët e saj në vështirësi ekonomike.
“Kemi të drejtën të kritikojmë idetë e burokratëve me paga të majme dhe në mënyrë të ngjashme të fillojmë të vendosim presion mbi përfaqësuesit e Kroacisë në BE që të ngrihen kundër normave të tepruara si në jetë ashtu edhe biznes në zonën e BE-së,” tha Sajatoviç.
Por, Marker theksoi një aspekt tjetër të rregulloreve të BE-së: udhëzimin mbi të drejtat e konsumatorit që hyri në fuqi më 13 qershor, i cili kërkon që qytetarët të marrin pjesë aktive për të mbrojtur të drejtat e tyre. Sipas udhëzimit, “si konsumator keni të drejtën të merrni nga shitësi saktësisht atë që keni porositur, sendin me karakteristikat që u ngjajnë saktësisht atyre që paraqiten në faqen në internet të shitësit. Por, kini parasysh, të drejtat tuaja mund t’i ushtroni vetëm nëse i kërkoni ato,” tha ai.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.