☀️
Tiranë 26°C · Kthjellët 22 Shtator 2026
S&P 500 7,765 ▲1.49%
DOW 52,049 ▲0.71%
NASDAQ 27,122 ▲2.26%
NAFTA 89.62 ▼2.98%
ARI 4,368 ▼0.36%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
₿ CRYPTO
BTC $85,927 ▲ +1.61% ETH $2,742 ▲ +0.89% XRP $1.5250 ▲ +2.58% SOL $116.6500 ▲ +0.74%
S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 89.62 ▼2.98 % ARI 4,368 ▼0.36 % S&P 500 7,765 ▲1.49 % DOW 52,049 ▲0.71 % NASDAQ 27,122 ▲2.26 % NAFTA 89.62 ▼2.98 % ARI 4,368 ▼0.36 %
EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081 EUR/USD 1.1471 EUR/GBP 0.8577 EUR/CHF 0.9426 EUR/ALL 91.5594 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3629 EUR/TRY 55.9998 EUR/JPY 180.49 EUR/CAD 1.6081
22 Sht 2026
Breaking
Politika

Debate në Komision pas aksionit të SPAK, Kaso: Shteti ka rënë! Xhafaj: Arrestohen individët, jo institucionet! Shenjë e fo

Mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Institucioneve është përfshirë sot (22 shtator) nga debate të nxehta politike pas zhvillimeve më të fundit me masën e sigurisë të nxjerrë nga SPAK për drejtuesen e Shërbimit Informativ Kombëtar (SHISH) dhe kontrolleve te banesa e ish-kryepolicit Ilir Proda.

Deputeti i Partisë Demokratike, Iv Kaso, dhe kryetari i Komisionit nga radhët e Partisë Socialiste, Fatmir Xhafaj, kanë përplasur qëndrimet e tyre mbi rënien e shtetit dhe përgjegjësinë politike të kryeministrit Edi Rama.

Deputeti demokrat Iv Kaso e nisi fjalën e tij duke kërkuar ndryshimin e menjëhershëm të agjendës parlamentare, duke e cilësuar ngjarjen si një nga goditjet më të rënda për shtetin shqiptar në dekadat e fundit.

“Nuk besoj se kjo seancë e sotme e komisionit tonë, apo asnjë seancë e asnjë institucioni publik sot nuk mund të fillojë në mënyrë të zakonshme, pasi ka ndodhur një ngjarje e jashtëzakonshme, besoj nga më të rëndat në këto 36 vite tranzicion dhe demokraci. Sot është vërtetuar dhe është certifikuar përfundimisht rënia e shtetit shqiptar,” deklaroi Kaso.

Më tej, Kaso theksoi se situata ku institucionet e sigurisë përplasen me njëra-tjetrën tregon se sekretet më të larta shtetërore kanë rënë në duart e krimit të organizuar, për shkak të vendimeve politike të vetë kryeministrit.

“Sot ka ndodhur e padëgjuara, kur institucionet e shtetit fillojnë arrestojnë njëri-tjetrin në zyrë, kur drejtuesja e Shërbimit Informativ të Shtetit merret masë sigurie… Opozita e ka denoncuar emërimin e pa kriter të kësaj zonje në krye të institucioneve të sigurisë së vendit, në një mënyrë të dyshimtë dhe për vullnet personal të kryeministrit, i cili sot duhet të mbajë dhe përgjegjësinë,” nënvizoi ai, duke kërkuar gjithashtu dorëheqjen e zyrtarëve të lartë dhe zhvillimin e seancave dëgjimore emergjente.

Nga ana tjetër, kryetari i Komisionit, Fatmir Xhafaj, ka hedhur poshtë pretendimet e opozitës për “rënie të shtetit”, duke mbrojtur vendimmarrjen e shumicës dhe duke e paraqitur veprimin e organit të akuzës si tregues të pjekurisë demokratike.

“Ju folët për institucion, por në fakt çdo institucion ka detyrën e vet dhe përgjegjësinë e vet. Nëse institucionet e drejtësisë penale kanë funksionin e tyre kushtetues dhe ligjor ndjekjen penale, ne këtu nuk kemi këtë gjë. Ne këtu kemi detyrën tonë si ligjvënës,” u përgjigj Xhafaj.

Lidhur me pretendimet se institucionet po godasin njëra-tjetrën, Xhafaj u shpreh se veprimet e drejtësisë ndaj individëve të caktuar nuk duhet të lancohen si goditje ndaj vetë institucioneve, por si funksionim i shtetit të së drejtës.

“Sa i përket çfarë bëjnë institucionet, që ju formuloni ‘institucionet arrestojnë njëri-tjetrin’, institucionet nuk arrestojnë. Arrestojnë individët. Kjo është shenjë e pjekurisë së demokracisë, shenjë e fortësimit të shtetit të së drejtës, shenjë dhe tregues i qartë i pjekurisë së institucioneve,” tha ai.

Për të përforcuar qëndrimin e tij se funksionimi i hetimit ndaj zyrtarëve të lartë është një proces i natyrshëm, Xhafaj e krahasoi situatën me vendet partneres perëndimore:

“Ajo që po shohim sot është ajo që ndodh rëndom në botën normale, në vendet demokratike, në vendet ku vepron shteti i së drejtës. Këtë ne e shohim në vendin kampion të demokracisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Fenomene të tilla janë normale për një shtet të konsoliduar, për një shtet të së drejtës,” përfundoi Xhafaj, duke u shprehur gjithsesi i hapur për të diskutuar çdo çështje që hyn në sferën e përgjegjësisë parlamentare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.