⛅
Tiranë 18°C · Pjesërisht vranët 07 Nëntor 2026
S&P 500 7,377 ▲0.31%
DOW 51,286 ▼0.46%
NASDAQ 24,579 ▲1.09%
NAFTA 90.83 ▲0.34%
ARI 4,075 ▼0.94%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
₿ CRYPTO
BTC $76,007 ▼ -0.45% ETH $2,244 ▼ -0.28% XRP $1.1661 ▼ -3% SOL $89.9600 ▼ -0.98%
S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 % S&P 500 7,377 ▲0.31 % DOW 51,286 ▼0.46 % NASDAQ 24,579 ▲1.09 % NAFTA 90.83 ▲0.34 % ARI 4,075 ▼0.94 %
EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733 EUR/USD 1.1159 EUR/GBP 0.8345 EUR/CHF 0.9144 EUR/ALL 90.9706 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5945 EUR/TRY 55.9548 EUR/JPY 176.67 EUR/CAD 1.5733
07 Nën 2026
Breaking
Bota

NJU JORK – Kryeministri i Lituanisë: Vendi është i përgatitur për kërcënimet ruse

NJU JORK, 22 shtator /ATSH-AA/ – Kryeministri i Lituanisë, Mindaugas Sinkevicius, i tha BBC-së se vendi i tij ka përgatitur plane evakuimi në përgjigje të kërcënimeve të mundshme nga Rusia, ndërsa theksoi se “nuk do të dorëzohemi” nëse vendi sulmohet.

Kryeministri Sinkevicius tha të martën se njerëzit në Lituani ndihen “vazhdimisht të kërcënuar” nga Rusia, pjesërisht për shkak të dronëve që hyjnë në hapësirën ajrore të vendit.

Ai tha se nëse Lituania do të sulmohej, “ne do të kundërpërgjigjemi… do të përfshihemi në luftë”. Në të njëjtën kohë, ai shpjegoi se autoritetet kanë përgatitur plane për “një sërë skenarësh”, përfshirë planet për të zhvendosur pa probleme të moshuarit nga qytetet, duke shmangur bllokimet e mëdha të trafikut.

Lituania, anëtare e NATO-s, ndan kufi tokësor me enklavën ruse të Kaliningradit. “Po mendojmë për një sërë skenarësh, jo të gjithë po diskutohen shumë publikisht”, tha Sinkevicius.

“Përballemi me kërcënime konkrete, jo çdo ditë, por po i përjetojmë ato dhe kjo është një realitet i vërtetë për ne”, tha ai.

Sinkevicius tha gjithashtu se Mbretëria e Bashkuar ka nevojë për një “ndryshim në mentalitet” sa i përket qasjes së saj ndaj mbrojtjes, ndërsa pranoi se Lituania është “më pranë kufirit dhe më pranë (kërcënimit)”.

Komentet e tij vijnë vetëm një javë pasi pilotët e avionëve luftarakë të NATO-s rrëzuan një dron që kishte hyrë në hapësirën ajrore të Lituanisë.

Ndërsa origjina e dronit nuk është konfirmuar zyrtarisht, ministri lituanez i Mbrojtjes, Robertas Kaunas, i tha Newshour se ai kishte ardhur nga drejtimi i Bjellorusisë, e cila kufizohet me Lituaninë dhe është një aleate e ngushtë e Rusisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.