☁️
Tiranë 10°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,615 ▲1.67%
DOW 46,460 ▲1.94%
NASDAQ 22,038 ▲1.8%
NAFTA 87.94 ▼10.48%
ARI 4,438 ▼3%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $71,068 ▲ +3.79% ETH $2,157 ▲ +4.42% XRP $1.4394 ▲ +3.88% SOL $91.5200 ▲ +5.38%
S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 % S&P 500 6,615 ▲1.67 % DOW 46,460 ▲1.94 % NASDAQ 22,038 ▲1.8 % NAFTA 87.94 ▼10.48 % ARI 4,438 ▼3 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Debate për energjinë/ Gjiknuri: Sektori energjitik sot është fitimprurës

Diskutimi në parlament i marrëveshjes për projektin “Linja unazore, 110 kilovolt në Shqipërinë Jugore”, e financuar me një grant prej 2 milione euro nga qeveria gjermane, ka shkaktuar debate mes palëve për sektorin energjitik në vend, në seancën e sotme të Kuvendit.
Deputetët e opozitës akuzuan qeverinë për afera korruptive në këtë sektor, të cilat, sipas tyre, po dëmtojnë imazhin e turizmit në vend. Nga tenderat me fonde publike të OSHEE-së janë vjedhur 720 milion lekë ‘për imazh dhe freski, thane ata’. Po ashtu, opozita pretendoi se humbjet në rrjetin energjitik sot janë shumë më të mëdha.
Në reagimin e tij, ministri i Energjitikës, Damian Gjiknuri, tha se sektori energjitik, të cilin e morëm si ‘një gropë e zezë’, sot është një sektor fitimprurës dhe një kapital i shtuar në ndihmë të turizmit dhe ekonomisë shqiptare. Sipas tij, sistemi energjitik shqiptar po performon pozitivisht dhe dëshmi i kësaj është dhe vendimi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), i cili do të financojë 280 milionë euro për Koorporatën Elektro- Energjitike Shqiptare (KESH) për ristrukturimin e borxheve të prapambetura, të bartura nga qeverisja e kaluar.
Ministri Gjiknuri shpjegoi se kjo kredi vjen pas monitorimit dhe një studimi të plotë nga institucionet financiare ndërkombëtare, si BB dhe FMN, të cilat e vlerësojnë sistemin energjitik shqiptar me performancë pozitive. Pas gjithë asaj situate kaotike dhe borxhesh që e la qeverisja e kaluar, sot sistemi energjitik shqiprtar po jep rezultate dhe të ardhura financiare pozitive, tha Gjiknuri.

Projekti i linjës unazore 110 kilovolt, presupozon ndërtimin e një linje 110 kv, nga nënstacioni i Babicës në Vlorë në lidhje me nënstacionin 110/20 të Sarandës. Qellimi kryesor i tij eshte procesi i rimëkëmbjes së sektorit të energjisë elektrike; ulje e konsiderueshme dhe e qëndrueshme e humbjeve (teknike dhe joteknike) në sistemin e shpërndarjes; përmirësim i performancës operacionale dhe financiare të OSHEE-së; etj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.