🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.80 ▲1.39%
ARI 3,912 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,037 ▼ -1.28% ETH $2,271 ▼ -0.79% XRP $1.2563 ▲ +0.53% SOL $92.4400 ▼ -1.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Debate për “Territorialen”, opozita mban të bllokuar foltoren dhe nuk lejon fjalën e Maznikut. Rama i bashkohet seancës

Tensione dhe përplasje u regjistruan në seancën plenare të Kuvendit gjatë diskutimeve për reformën administrativo-territoriale. Menjëherë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi përfundimin e diskutimeve për procedurë dhe nisjen e prezantimit të raporteve të PS-së dhe PD-së për reformën, deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Peleshi u dha fjalën bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Maznikut dhe Luçiano Boçit, për të paraqitur gjetjet e punës së komisionit. Megjithatë, deputetët e opozitës nuk lejuan nisjen e raportimit nga përfaqësuesi i mazhorancës. Luçiano Boçi iu afrua foltores dhe qëndroi aty, duke penguar prezantimin e Maznikut.

Edhe pas ndërprerjes së seancës, opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren. Në sallën e Kuvendit u bashkua edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetët e opozitës vazhduan të pengonin prezantimin e gjetjeve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale nga bashkëkryetari Arbjan Mazniku.

Më herët, opozita kishte kërkuar shtyrjen e afatit të punës së komisionit, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca me 82 vota kundër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.