☁️
Tiranë 21°C · Vranët 19 Nëntor 2026
S&P 500 7,384 ▲0.83%
DOW 50,191 ▼0.02%
NASDAQ 24,832 ▲1.65%
NAFTA 83.67 ▲1.65%
ARI 3,707 ▼0.92%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
₿ CRYPTO
BTC $63,774 ▲ +0.22% ETH $1,810 ▲ +2.04% XRP $0.9901 ▲ +0.62% SOL $75.2900 ▲ +1.79%
S&P 500 7,384 ▲0.83 % DOW 50,191 ▼0.02 % NASDAQ 24,832 ▲1.65 % NAFTA 83.67 ▲1.65 % ARI 3,707 ▼0.92 % S&P 500 7,384 ▲0.83 % DOW 50,191 ▼0.02 % NASDAQ 24,832 ▲1.65 % NAFTA 83.67 ▲1.65 % ARI 3,707 ▼0.92 %
EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717 EUR/USD 1.0974 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 90.2860 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.6249 EUR/TRY 55.3919 EUR/JPY 174.89 EUR/CAD 1.5717
19 Nën 2026
Breaking
Politika

Debatet/ Kufizime të reja për protestat, Komisioni miraton masat! Opozita: Do t’i çojmë në Kushtetuese

Vetëm me një votë kundër dhe një abstenim u miratua akti normativ për disa shtesa në ligjin për tubimet nga Komisioni për Çështjet e Brendshme dhe Mbrojtjes.

Në këto shtesa parashikohen kufizime se ku zhvillohen tubimet, si edhe gjoba për tubuesit, si edhe parandalimi i thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale.

“Krijimin e mundësisë që këto kufizime të përkohshme të mbrojnë institucionet. Zona të mbrojtura. Parandalimi i thirrjeve për dhunë në rrjetet sociale. Dokumentimi audiovizual i thirrjeve. Përshkallëzimi i gjobave”, tha Xhemal Qefalia, zv.ministër i Punëve të Brendshme.

Pavarësisht se opozita ka dalë hapur krah protestuesve, reagimi përballë këtij akti normativ ishte i vakët. Në komision fjalën e mori vetëm deputeti Isuf Çelaj, i cili tha se ky akt normativ synon të shuajë protestat.

“Qeveria po përdor gjobat e larta me qëllim si mjet frikësimi ndaj qytetarëve. Ne këtë do ta çojmë në Gjykatën Kushtetuese. Të jeni të sigurt që kjo do të anatemohet. Si kontrolloni rrjetet sociale pa një vendim gjykate? Ndërhyni në jetën private. Qeveria nuk mbahet me masa agresive. Nuk mbahet me zor karrigia”, deklaroi Isuf Çelaj, deputet i PD-së.

Në Komision raportoi edhe drejtori i Rendit Publik, Agron Çeli, i cili tha se gjatë zbatimit të këtij akti janë ulur aktet e dhunës dhe në tubime ka më pak persona të maskuar.

Po Komisioni votoi dhe për aktin normativ për dëmshpërblimin e bizneseve të vogla të dëmtuara gjatë protestës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.