🌧️
Tiranë 13°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.80 ▲1.39%
ARI 3,912 ▼1.44%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,037 ▼ -1.28% ETH $2,271 ▼ -0.79% XRP $1.2563 ▲ +0.53% SOL $92.4400 ▼ -1.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.80 ▲1.39 % ARI 3,912 ▼1.44 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Politika

Debatet për “Territorialen”, opozita bllokon foltoren. Kuvendi vendos mbylljen e diskutimeve, kalon në votimin e projektligjeve. Rama i bashkohet seancës

Tensione u regjistruan në seancën plenare të Kuvendit gjatë diskutimeve për Komisionin e Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale. Menjëherë pasi kryetari i Kuvendit, Niko Peleshi, njoftoi përfundimin e diskutimeve për procedurë dhe nisjen e prezantimit të gjetjeve të “Territoriales” nga bashkëkryetari i mazhorancës në këtë komision, Arbjan Mazniku, deputetët e opozitës bllokuan foltoren.

Peleshi u dha fjalën bashkëkryetarëve të Komisionit të Posaçëm për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Maznikut dhe Luçiano Boçit, për të paraqitur gjetjet e punës së komisionit. Megjithatë, deputetët e opozitës nuk lejuan nisjen e raportimit nga përfaqësuesi i mazhorancës. Luçiano Boçi iu afrua foltores dhe qëndroi aty, duke penguar prezantimin e Maznikut.

Edhe pas ndërprerjes së seancës, opozita vijoi të mbante të bllokuar foltoren. Në sallën e Kuvendit u bashkua edhe kryeministri Edi Rama, ndërsa deputetët e opozitës vazhduan të pengonin prezantimin e gjetjeve nga Mazniku.

Në kushtet kur opozita vijonte të mbante të bllokuar foltoren, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, kërkoi ndërprerjen e diskutimeve për projektligjet e parashikuara në rendin e ditës dhe kalimin e tyre direkt në votim.

“Në seancën e ditës së hënë skenari të mos lëmë të flasë avokati i popullit. U bllokua foltorja që mos të flasë Shabani. Sot skenari është të mos lëmë të flasë Mazniku. Na e thanë kolegët tuaj skenarin, të ndërpritet seanca që të fillojmë pushimet sa më shpejt. Kjo nuk do të thotë të merrni peng seancën. Më vjen keq që sot s’kemi mundësinë të flasim për rezolutat. Duke qenë se deputetët bllokojnë foltoren në mënyrë të përsëritur, kërkoj ndërprerjen e diskutimeve dhe kalimin në çështjet e rendit të ditës”, tha Balla.

Kërkesa e tij u hodh në votim dhe u miratua nga Kuvendi me 84 vota pro dhe 7 kundër, duke i hapur rrugë votimit të projektligjeve pa vijimin e diskutimeve në sallë.

Më herët, opozita kishte kërkuar shtyrjen e afatit të punës së komisionit, por kërkesa u rrëzua nga mazhoranca me 82 vota kundër.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.