🌤️
Tiranë 18°C · Kryesisht kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,446 ▲ +1.06% ETH $2,090 ▲ +0.79% XRP $1.4145 ▲ +1.7% SOL $87.7800 ▲ +1.07%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Debatohet marrëveshja me “Rapiscan” për skanimin e konteinerëve në dogana

Kuvendi po diskuton marrëveshjen e rinegociuar të koncesionit për skanimin e konteinerëve në dogana. Marrëveshja e re do t’i kushtojë biznesit shumë më pak, nga ajo që miratoi qeveria e mëparshme. Ministri i Financave, Shkëlqim Cani bëri të ditur se nga marrëveshja e rinegociuar me kompaninë “Rapiscan” biznesi do të jetë i fituar.

“Ajo që është thelbësorë është që është fakti se i është kursyer ekonomisë nga 100 deri në 400 milionë euro, në varësi të ecurisë së numrit të deklaratave doganore. Faktet e deritanishme japin më shumë mundësi se kursimi të jetë më shumë afër 400 milionë eurove”, deklaroi ai.

Më tej, Cani tha se është një kontratë thelbësisht e përmirësuar.po ashtu sipas tij, pagesa për skanimin do tëk ryhet mbi bazë të deklaratpës doganore për të jgithë lloejt e biznesit . Po ashtu, tha ai, për çdo deklaratë doganore, nga përllogaritjet nuk do të paguhet më 39 euro, siç ishte në kontratën e parë, por do të paguhet vetëm 22 euro. Për deklaratat doganore që janë me vlerë nën 1000 euro do të paguhet vetëm 5 euro, vijoi Cani.

Ndërkohë deputeti i Partisë Demokratike, Sherefedin Shehu akuzoi qeverinë se po sulmon investitorët e huaj. Po ashtu, edhe deputeti i PD-së Florion Mima tha se kontrata e re nuk sjell kursim, siç trumbeton qeveria.

Kontrata, nënvizoi Cani, ishte e kopsitur nga ana ligjore dhe nuk mund të prishej. “Prishja ishte me zarar dhe 350 milionë euro do të paguhej nga qeveria nëse do të prishej,ndërsa me rinegociimin paguajmë 210 milionë euro.

Në marrëveshjen e re, qeveria i ka vendosur si tavan të ardhurash kompanisë koncesionare “Rapiscan” shumën prej 210 milionë dollarë për 15 vitet e ardhshme. Ministria e Financave ka premtuar se nëse deklaratat do të ecin në trend pozitiv dhe me rritje, pagesa për biznesin mund të ulet shumë.

Kjo marrëveshje miratohet për herë të dytë, pasi qeveria u tërhoq nga vendimi për anulimin e koncesionit të skanimit të kontenierëve në dogana. Rinegociimi i marrëveshjes mes qeverisë shqiptare dhe kompanisë, mundëson ofrimin e shërbimit kundrejt disa kushteve të reja, sipas të cilave, biznesi do të paguajë më pak për shërbimin e skanimit të kontenierëve.

Referuar relacionit të projektligjit, ndryshimi i kushteve të kontratës për kompaninë sjell jo vetëm shmangien e një gjyqi në arbitrazhin ndërkombëtar, por mundëson edhe uljen e kostos së kontratës me 108 milion euro. Në Gjykatën e Arbitrazhit, kompania “Rapiscan” kishte kërkuar dëmshpërblim 350 milionë euro nga pala shqiptare.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.