Defektet më të këqija të vjehrrave
Janë mbretëresha të punëve të shtëpisë
Kur bëhet fjalë për pastrimin, ato e cilësojnë veten maestro. Njohin produktet më të mira, ju rrëfejnë truket e kësaj pune dhe jua shkurtojnë “krahët” çdo nisme që ju merrni.
Janë mbretëresha të kuzhinës
E njëjta gjë vlen edhe për kuzhinën, për të cilat janë mbretëresha të padiskutueshme. Shtiren sikur ju ndihmojnë, por në të vërtetë japin këshilla çorientuese, që ju nuk do të arrini kurrë t’i kapërceni.
Bëjnë të mirën
Në fillim të gjitha janë të qeshura dhe me qëllime të mira, por sa më shumë kalon koha, qa më shumë ndërhyjnë në jetën tuaj, duke dhënë këshilla të padëshiruara dhe të papërshtatshme.
Reagojnë prapa shpine
Përveç rastit kur një situatë e caktuar nuk është në limitet e saj, zakonisht ato preferojnë t’ju “godasin” pas shpine, duke i spiunuar djalit të tyre (burrit tuaj), defekte që në të vërtetë nuk do t’i kishte marrë kurrë në konsideratë.
Duan t’i edukojnë fëmijët tuaj në mënyrën e tyre
Nuk mjaftohen duke ndërhyrë në jetën tuaj në çift, por shpesh kërkojnë që t’i edukojnë nipërit e mbesat në mënyrën e tyre, duke kritikuar metodat e sjelljes që keni për fëmijët tuaj.
I kritikojnë të gjithë
Kjo është një gjë klasike, janë gjithmonë të gatshme për të folur për të gjithë, duke bërë kritika të ashpra sa majtas-djathtas, pavarësisht ndjenjave të të tjerëve ose këndvështrimeve të tyre.
Ju kritikojnë edhe ju
As ju padyshim nuk i shpëtoni gjykimit të tyre, jeni viktima e tyre e preferuar, fajtore se keni zëvendësuar kujdesin e nënës me “objektin” e dëshirave.
Janë konkurruese
Nuk është e thënë se janë me persona të tjerë, por me ju nuk ia arrijnë të mos jenë të tilla. Kur ju bëni supë, ato përgatisin një më të “shijshme”. Ndërsa kur ju hekurosni një këmishë, e kalojnë të gjithë pasditen duke u marrë me hekurosjen si e si për t’ju treguar se këtë punë e bëjnë më mirë.
Janë posesive
Ju keni një faj, që ato nuk do t’jua falin kurrë: i keni “marrë” personin më të çmuar dhe më të rëndësishëm të jetës së tyre, fëmijën e tyre, sepse për ato, ai ashtu do të mbetet gjithmonë.
Janë protektive
Nëse ju përpiqeni që t’i jepni pak liri të shëndetshme fëmijëve tuaj, mendojnë ato që të mos jetë e tillë. Duke qenë hipermbrojtëse, janë të afta që t’i “mbysin” me “dashurinë” e tyre.
Burimi: Pour Femme